Lajme Zone
Zhbllokohet ndeshja, Shqipëria kalon në avantazh përballë San Marinos
SportPamfleti

Zhbllokohet ndeshja, Shqipëria kalon në avantazh përballë San Marinos

Shqipëria, tashmë nën drejtimin e Rolando Maran, e nisi në mënyrën më të mirë aventurën në Grupin C1. Kuqezinjtë mundën 2-0 Bjellorusinë më 26 shtator në Tiranë. Kristjan Asllani zhbllokoi rezultatin me penallti në minutën e 34-t, ndërsa Ernest Muçi realizoi golin e dytë në fundin e pjesës së parë

San Marino-Shqipëri Mehmeti zhbllokon shifrat, Kombëtarja gjen golin e parë Zhbllokohet ndeshja. Shqipëria kalon në avantazh përballë San Marinos.Anis Mehmeti ndëshkoi San Marinon në minutën e 21 i shërbyer saktë nga Rey Manaj. Shqipëria, tashmë nën drejtimin e Rolando Maran, e nisi në mënyrën më të mirë aventurën në Grupin C1. Kuqezinjtë mundën 2-0 Bjellorusinë më 26 shtator në Tiranë. Kristjan Asllani zhbllokoi rezultatin me penallti në minutën e 34-t, ndërsa Ernest Muçi realizoi golin e dytë në fundin e pjesës së parë

Historia e përballjeve është tërësisht në favor të Shqipërisë. Dy kombëtaret janë ndeshur 4 herë përpara sfidës së sotme dhe Shqipëria i ka fituar të katër takimet. Bilanci i golave është 13-0 për kuqezinjtë.

Pra, Shqipëria jo vetëm që ka 100% fitore, por San Marino nuk ka arritur ende t'i shënojë asnjë gol kuqezinjve. Fitorja më e thellë është 5-0 në Tiranë në shtator 2021.

UEFA ia ka besuar drejtimin e takimit një trupe arbitrash nga Hungaria. Gjyqtari kryesor është Mihály Káprály, ndërsa asistentë do të jenë Balázs Buzás dhe Péter Kóbor. Gjyqtar i katërt është Marcell Derdák. Në VAR do të jetë Tamás Bognár, i ndihmuar nga Katalin Kulcsár.

Káprály ka një precedent me Kombëtaren shqiptare: ai ka drejtuar miqësoren Shqipëri–Azerbajxhan 3-1, të zhvilluar në qershor të vitit 2024.

Dy ekipet vijnë në këtë takim në situata të ndryshme. Shqipëria i dha fund një serie prej katër humbjesh radhazi duke mposhtur Bjellorusinë 2-0. Para këtij suksesi, kuqezinjtë kishin humbur 0-1 me Luksemburgun, 0-1 me Izraelin, 0-1 me Ukrainën dhe 1-2 me Poloninë.

San Marino, ndërkohë, në pesë ndeshjet e fundit ka regjistruar katër humbje dhe një barazim: 0-7 me Finlandën, 1-2 me Azerbajxhanin, 1-2 me Bangladeshin, 0-0 me Andorrën dhe 1-2 me Ishujt Faroe.

Kalendari është mjaft i ngjeshur. Pas San Marinos, Shqipëria do të udhëtojë për t'u përballur me Finlandën më 3 tetor, ndërsa vetëm tri ditë më vonë, më 6 tetor, do të presë San Marinon në Tiranë. Në nëntor kuqezinjtë do të luajnë me Finlandën në shtëpi dhe do ta mbyllin fazën e grupit më 15 nëntor në transfertë ndaj Bjellorusisë.

Shifrat kryesore para ndeshjes: Shqipëria dhe San Marino janë përballur 4 herë; kuqezinjtë kanë 4 fitore, San Marino 0 dhe nuk ka asnjë barazim. Golavarazhi është 13-0 për Shqipërinë. Sfida e sotme do të jetë përballja e pestë mes tyre dhe e para në historinë e tyre në Ligën e Kombeve.san marino shqipëri liga e kombeve Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Sport Nis ndeshja, Shqipëria kërkon fitoren e dytë radhazi dhe kreun e grupit në transfertën e San Marinos 29 Shtator 2026, 20:4820:48Sport Bjellorusia i bën “dhuratën” Shqipërisë nga Helsinki, kuqezinjtë kanë rrugën e hapur drejt kreut 29 Shtator 2026, 20:2720:27Sport U shpallën fajtor për shkeljet financiare dhe fshehjen e 1 mld eurove, reagon Manchester City: Jemi të pafajshëm 29 Shtator 2026, 20:0220:02Sport Shqipëria me “fytyrë të re” ndaj San Marinos, Maran befason me formacionin 29 Shtator 2026, 19:4019:40Sport “Muçi duhej të luante shumë më tepër, Maran ka nuhatjen”, Altin Rraklli: Të mos nxitojmë ndaj San Marinos 29 Shtator 2026, 19:1919:19Sport Maran pritet ta hedhë në fushë nga minuta e parë, mesfushori kuqezi vlen më shumë se i gjithë ekipi kundërshtar 29 Shtator 2026, 18:3318:33Sport