Lajme Zone
Shqipëria Live/ U vra nga kunati i saj, mikja e Arlinda Zekajt “shpërthen” në lot: Krim i planifikuar, ish-bashkëshorti i dënuar në SHBA për…
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Shqipëria Live/ U vra nga kunati i saj, mikja e Arlinda Zekajt “shpërthen” në lot: Krim i planifikuar, ish-bashkëshorti i dënuar në SHBA për…

Ilirjana Zhubi, mikja e Arlinda Zelakt, e cila u vra nga ish-kunati i saj, ka treguar ekskluzivisht në “Shqipëria Live”, vështirësitë që Arlinda kishte përjetuar gjatë martesës me ish-bashkëshortin, Jetonin.

Ilirjana Zhubi, mikja e Arlinda Zelakt, e cila u vra nga ish-kunati i saj, ka treguar ekskluzivisht në “Shqipëria Live”, vështirësitë që Arlinda kishte përjetuar gjatë martesës me ish-bashkëshortin, Jetonin. Zhubi tregoi se lajmin për vrasjen e Arlindës e kishte mësuar vetëm pak minuta pasi kishte ndodhur, përmes miqve të përbashkët. Ajo tha se ende e kishte të vështirë ta besonte atë që kishte ndodhur.

“Shumë e vështirë ta besoja, ende është si një ëndërr e keqe, jemi në shok. Një vajzë si Arlinda, i përfi jeta kështu”, u shpreh ajo.

Sipas mikes së saj, Arlinda kishte pasur probleme të vazhdueshme me ish-bashkëshortin, ndërsa marrëdhëniet e saj me familjen e tij kishin qenë të vështira që në fillim.

Megjithatë, sipas Zhubit, Arlinda kishte vazhduar të tregonte respekt ndaj familjarëve të tij dhe të ruante kontaktet me ta, megjithëse këta të fundit nuk e kanë pranuar kurrë atë. Po ashtu ajo zbuloi se ish-bashkëshorti i të ndjerës ishte dënuar për disa vite në SHBA.

“Lajmin e mësuam disa minuta pasi ndodhi, na tha shoqëria e afërt e përbashkët. Shumë e vështirë ta besoja, ende s’është si një ëndërr e keqe, jemi në shok. Një vajzë si Arlinda, i përfi jeta kështu. Kishte probleme të vazhdueshme me ish-bashkëshortin. Arlinda ka qenë shumë e dashur me djalin e saj, lidhje nënë e bir me Anikun, s’e kam parë kurrë. Problemet e saj kanë filluar fillimisht me familjen e bashkëshortit, ata s’njëherë nuk e aprovuan këtë martesë, përkundër kësaj Arlinda ka treguar respekt dhe sa herë ka shkuar në Kosovë i ka dërguar djalin.

Një kohë të gjatë Jetoni, ish-bashkëshorti i saj, nuk ka pasur asnjë kontakt me familjen e tij, kanë pasur marrëdhënie të acaruara. Arlinda ka qenë ajo që nuk është dorëzuar, ka mbajtur kontakt me ta. Kur Jetoni filloi t’i rregullojë marrëdhëniet me familjarët, atëherë kur u afrua me motrën dhe vëllezërit, filloi acarimi i Jetonit me Arlindën në përmasa të mëdha.

Kur filluan përleshjet, Jetoni i drejtoi Arlindës të mos ketë asnjë komunikim me shoqërinë, me ne, familjarët dhe shoqërinë që ishin të njohur me Arlindën përmes tij. Arlinda, kur ne e kemi njohur, ka thënë, qoftë në shaka ose realitet, ka thënë: ‘Nëse unë një herë do të doja të ndahesha nga Jetoni, ai do të më vriste.’ Ajo ndihej e përbuzur, jo e respektuar.

Kur pashë letrën, thashë: ‘Kjo është Arlinda.’ E dinte, e përmendte gjithmonë, Arlinda e ka parë që do t’i vijë fundi. Askush nuk e mori për seriozisht, askush nuk e kuptoi dhimbjen e saj, frikën e saj. Mentaliteti jonë: ‘Mirë, hajt duro, mbylle gojën, rri aty e qëndro të mos prishësh familjen.’ As institucionet nuk e morën seriozisht.

Jetoni kishte probleme, si trauma nga lufta. Ai kishte edhe një martesë para Arlindës, para shumë, shumë vitesh, kur erdhi në SHBA, ka dy vajza binjake. Nga dhuna e Jetonit, ai përfi në burg në SHBA, ata s’kanë pasur komunikim prej 22 vitesh.

Ne mendojmë se edhe Jetoni do të ketë pasur ndonjë gjë në planifikimin e krimit. Nuk dua të them se ai ka mbushur familjen me një inat të tillë, se ata që në fillim nuk e dashuruan Arlindën. Unë mendoj që kjo është diçka e planifikuar, është një urrejtje e mbjellë mes vetes, ai me qëllim solli nënën dhe vëllanë aty”, tha ajo. Top Channel