Lajme Zone
Presidenti Begaj njofton nisjen e konsultimeve për datën zgjedhjeve lokale
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Presidenti Begaj njofton nisjen e konsultimeve për datën zgjedhjeve lokale

Presidenti Bajram Begaj ka ftuar partitë politike në vendin tonë, për t’u konsultuar për zgjedhjet e ardhshme lokale, mëson gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu.

Presidenti Bajram Begaj ka ftuar partitë politike në vendin tonë, për t’u konsultuar për zgjedhjet e ardhshme lokale, mëson gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu. Top Channel ka parë një prej ftesave, përmes së cilës kreu i shtetit ka caktuar datën 30 tetor 2026 për nisjen e konsultimeve.

Diskutimet do të zhvillohen në Pallatin e Brigadave, destinacion i zgjedhur nga presidenti. Presidenti Bajram Begaj e ndërmerr këtë hap bazuar në nenin 92 të Kushtetutës.

Zgjedhjet pritet të zhvillohen në një nga të dielat e para të majit 2027, pasi presidenti i vendit të bëjë dekretimin zyrtar. Top Channel