Nga 6 vende aspirante për në BE, vetëm 3 kanë arritur të përfitojnë nga Plani i Rritjes bazuar tek përmbushja e reformave.
Në një artikull nga Euractiv, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut vlerësohen si vendet që falë stabilitetit te politikës së brendshme, ia kanë dalë të shfrytëzojnë mekanizmin duke përfituar miliarda dollarë.
Analisti Artur Nura në një intervistë në “News Line” vlerësoi punën e Shqipërisë në procesin drejt Bashkimit Evropian. Ai theksoi se Tirana po punon dhe se po realizon të gjitha “detyrat e shtëpisë” dhe këtë sipas tij e tregon edhe fakti se tashmë Shqipëria është e para në rajon në rrugën drejt BE.
“Ne në Tiranë po realizojmë të gjitha detyrat e shtëpisë. Tirana po ecën me ritme të shpejta drejt BE. Vendi ynë po plotëson të gjitha detyrat që i janë dhënë. Shumica qeverisë duhet përgëzuar për punën e bërë. Unë besoj që shtatori do të ketë të reja nga ana e ekzekutivit. Pse jo edhe për t’i dhënë përgjigja disa kërkesave edhe sheshit. Unë besoj që brenda javës do të kemi të reja në këtë drejtim dhe besoj se shtatori do të vijë me kërkesa të mëdha. Protesta është një instrument demokratik që duhet menaxhuar. Unë besoj që ka përgjegjësi edhe për fondet që vijnë nga BE edhe për secilën nga palët për të realizuar detyrat. Edhe protesta duhet të ketë përgjegjësinë e saj ndaj integrimit evropian sepse nëse e humbin trenin nuk dihet se kur vjen treni tjetër”, tha mes të tjerash ai. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! -Politikë*Fokus*KryesoreAktualitet

