Lajme Zone
Shqipëria e para në indeksin global të sigurisë kibernetike, Rama u përgjigjet kritikëve në rrjet: Urrejtësit të hidhen përpjetë, tabela nuk ndryshon!
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Shqipëria e para në indeksin global të sigurisë kibernetike, Rama u përgjigjet kritikëve në rrjet: Urrejtësit të hidhen përpjetë, tabela nuk ndryshon!

Rama u shpreh se renditja nuk ndryshon nga komentet në rrjetet sociale dhe e cilësoi vendin e parë të Shqipërisë si rezultat të punës së bërë ndër vite nga qeveria që ai udhëheq.

Kryeministri Edi Rama iu kundërpërgjigj mbrëmjen e kësaj të marte kritikëve që vunë në dyshim renditjen e Shqipërisë në vendin e parë të National Cyber Security Index. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë i cilësoi ata "urrejtës" dhe "trolla", ndërsa theksoi se klasifikimi nuk është produkt propagande, por bazohet në një metodologji ndërkombëtare që vlerëson kuadrin ligjor, kapacitetet institucionale dhe sistemin e parandalimit në fushën e sigurisë kibernetike. Rama u shpreh se renditja nuk ndryshon nga komentet në rrjetet sociale dhe e cilësoi vendin e parë të Shqipërisë si rezultat të punës së bërë ndër vite nga qeveria që ai udhëheq. LEXO EDHE:Mero Baze: Beteja e humbur kundër turizmit Postimi i plotë i Ramës në rrjete sociale "Një shënim i nevojshëm për urrejtësit besnikë dhe ushtrinë e tyre të trollave. Sapo postova lajmin që Shqipëria doli e para në indeksin global të sigurisë kibernetike, ata u vërsulën si tufa sorrash e korbash me turlilloj krrakrrash. Po nëse lajmi ishte "gënjeshtër", "propagandë", "budallallëk", atëherë pse gjithë ai mund i madh me gurë e me baltë? Asnjë njeri normal nuk harxhon energji për të shuar një qiri të fikur. Në fakt renditjen në National Cyber Security Index nuk e bën as një sorrë, as një korb dhe as një troll. E vendos një metodologji ndërkombëtare, me 98.33 pikë, të matura mbi kuadrin ligjor, kapacitetet institucionale dhe sistemin e parandalimit. Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por tabela nuk ndryshon pse ata derdhin mllef e jargë mbi pasqyrat e tyre digjitale. Mund të jetë e dhimbshme të jesh troll i një shteti që del në krye të klasifikimit botëror pikërisht në aftësinë mbrojtëse nga trollimet malinje, por s'ka ilaç për dhimbjen e urrejtësve. Kështu që vazhdoni, forca, çdo koment i juaji është një klikim më shumë, një provë më shumë, dhe një buzëqeshje më shumë për mua, në këtë ditë të bukur arritjeje fantastike. Miq dhe aleatë të vërtetë që e dinë mirë ç'është ky Index Global sot më uruan, ndërsa dështakzemërakët e Shqipërisë më sulmuan. Të dyja palët, në mënyrën e tyre konfirmuan të njëjtën gjë: Shqipëria u ngjit në majë aty ku deri jo shumë vite më parë ishte në fund. Dhe kjo u dhemb vetëm atyre që e duan medoemos në fund, e që për inat të vjehrrës u bënë rrogoz i mullixhiut" shkroi Rama U.D/Shqiptarja.com TAG: siguria kibernetike edi rama Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.4 / 5 (11 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento emigranti: 11/08/2026 21:26 tani merru edhe me dritat, ujin dhe ujerat e zeza ... Përgjigju Adi: 11/08/2026 20:48 Po sh mir...pyes eshte agjenci e qeveriae kjo qe mbron nga sulmet kibernetike..apo esht paguar noj izrealit...se na habite mos esht si albania1 e albania 2.....sa kushtuan...cfar fituam se e di me koncertin e atij antisemitit humbem 4 milion po fituam 100 pra 96 milion eu.. Përgjigju popull: 11/08/2026 20:37 po ku di shqiperia ca eshte mbrojtja kibernetike, po vete zoteria i korrupton e del e para. pika qe ste bie po vulnerabiliteti i pare eshte njeriu dhe per derisa ti i ke te gjithe te korruptueshem ke 0 mbrojtje kibernetike. Përgjigju Sondazhi i ditës:

9 Gusht, 17:40

A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 43.4% Jo 48.9% I/e dyzuar 7.6% Vota total: 2871 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 9 Gusht, 17:40 A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?