Foto ilustruese SHBA vijon të investojë në kapacitetet hetimore shqiptare dhe nuk duket se ka hequr vëmendjen nga SPAK-u dhe BKH-ja. Përkundrazi, përmes ICITAP, mbështetja po shkon drejt një niveli edhe më praktik, duke përfshirë asistencë të drejtpërdrejtë në hetime komplekse. Mbështetja amerikane për institucionet shqiptare të drejtësisë dhe veçanërisht për SPAK-un dhe Byronë Kombëtare të Hetimit duket se vijon të jetë aktive. Një njoftim i ri pune i publikuar nga kompania amerikane Amentum kërkon një këshilltar të lartë të programit ICITAP për Byronë Kombëtare të Hetimit në Tiranë, me një rol të drejtpërdrejtë në mbështetjen e hetimeve të SPAK dhe BKH.
Pozicioni është publikuar më 10 gusht 2026 dhe është ende i hapur. Sipas njoftimit, këshilltari do të punojë drejtpërdrejt me SPAK-un dhe BKH-në, duke ofruar asistencë të vazhdueshme në hetime, mentorim dhe trajnime për hetuesit që merren me çështje komplekse të krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Bëhet fjalë për një rol që shkon përtej trajnimeve formale. Sipas përshkrimit të pozicionit, këshilltari amerikan do të punojë krah hetuesve të BKH-së gjatë zhvillimit të operacioneve dhe hetimeve, duke dhënë këshillim për mbledhjen e inteligjencës, analizën e kriminalitetit, kontrollet, arrestimet dhe administrimin e provave.
Në fokus janë veçanërisht hetimet për krimin e organizuar dhe korrupsionin e zyrtarëve në administratë dhe në sistemin e drejtësisë. Këshilltari do të asistojë gjithashtu drejtuesit e BKH-së dhe Prokurorin e Posaçëm në zhvillimin e strategjive hetimore, procedurave dhe standardeve të punës.
Një tjetër element i rëndësishëm është se pozicioni lidhet me programin ICITAP, program i Departamentit Amerikan të Drejtësisë që ofron asistencë për institucionet ligjzbatuese në vende të ndryshme të botës. Sipas njoftimit, programi ICITAP në Shqipëri financohet nga Byroja e Departamentit Amerikan të Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit dhe synon forcimin e institucioneve shqiptare të zbatimit të ligjit në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar.
Pra, ndërsa në Shqipëri vijon debati politik mbi drejtësinë e re, SPAK-un dhe marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë, një zhvillim konkret vjen nga vetë struktura amerikane e asistencës: SHBA po kërkon një ekspert të nivelit të lartë për të qëndruar në Tiranë dhe për të punuar drejtpërdrejt me BKH-në dhe SPAK-un.
Ky zhvillim përputhet edhe me sinjalet e fundit nga institucionet shqiptare. Në korrik, Policia e Shtetit njoftoi se ICITAP kishte rikonfirmuar vijimin dhe thellimin e partneritetit strategjik me Shqipërinë. Në takim u vlerësua bashkëpunimi mbi 30-vjeçar dhe mbështetja amerikane për forcimin e kapaciteteve profesionale, integritetin institucional dhe luftën kundër krimit.
Edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore njoftoi në korrik se përfaqësuesit e ICITAP kishin rikonfirmuar angazhimin për vijimin e bashkëpunimit me institucionet shqiptare, veçanërisht në trajtimin e rasteve komplekse dhe forcimin e standardeve të zbatimit të ligjit.
Në këtë kuadër, pozicioni i ri për këshilltarin e BKH-së është një sinjal i rëndësishëm. Ai tregon se asistenca amerikane nuk mbetet vetëm në nivel deklaratash politike, por vazhdon të materializohet përmes ekspertëve, trajnimeve, këshillimit operacional dhe mbështetjes së drejtpërdrejtë për strukturat që hetojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar.
Madje, përshkrimi i pozicionit kërkon një profesionist amerikan me të paktën 10 vite eksperiencë në hetimin e krimit të organizuar ndërkombëtar ose korrupsionit, me eksperiencë të mëparshme në FBI, DEA, HSI ose struktura të ngjashme amerikane. Këshilltari do të raportojë te atasheu i ICITAP për asistencën në zbatimin e ligjit në Tiranë.
Mesazhi që del nga ky zhvillim është i qartë: SHBA vijon të investojë në kapacitetet hetimore shqiptare dhe nuk duket se ka hequr vëmendjen nga SPAK-u dhe BKH-ja. Përkundrazi, përmes ICITAP, mbështetja po shkon drejt një niveli edhe më praktik, duke përfshirë asistencë të drejtpërdrejtë në hetime komplekse.
Në një kohë kur në Shqipëri diskutohet shpesh nëse mbështetja ndërkombëtare për drejtësinë e re po zbehet, ky zhvillim ofron një tjetër pamje: një ekspert amerikan i nivelit të lartë po kërkohet pikërisht për të punuar në Tiranë me BKH-në dhe SPAK-un.
Dhe nëse qëllimi është goditja e krimit të organizuar dhe korrupsionit, duket se partneriteti amerikan me strukturat shqiptare të hetimit vazhdon të mbetet një nga komponentët kryesorë të kësaj përpjekjeje. /Pamfletibkh shba 900 0 1783084567x532 300 1783015269xcover bkh web 118 993 bkh Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Dosja e zezë Erdogani humb betejën në Vlorë: Komuniteti Mysliman shkarkon myftiun Ardit Hoxhllaku 10 Gusht 2026, 12:0112:01Dosja e zezë Nga malet e izoluara te autostradat e kokainës: Si funksionon rrjeti global i mafies shqiptare 10 Gusht 2026, 10:3810:38Dosja e zezë “Skeletet” në dollap/ Burri i Elisës, mori banesë si “i pastrehë” nga qeveria “Berisha” 8 Gusht 2026, 20:3720:37Dosja e zezë Ndaleni dorën: skema që rrezikon Qendrën Historike dhe synon të zhdukë Shkodrën e vjetër 7 Gusht 2026, 14:3514:35Dosja e zezë 482 faqe që fsin epokën Orbán/ Si u kthye lajmi në instrument pushteti në Hungari dhe pse dosja duhet të alarmojë edhe Shqipërinë 7 Gusht 2026, 11:4511:45Dosja e zezë Zani Çaushi: ish kapobanda e Vlorës që i shtrëngoi dorën një kryeministri europian 6 Gusht 2026, 15:5415:54Dosja e zezë

