Momenti kur kamioni dyshohet se mori Trump Pamjet që zbulojnë manovrën e pazakontë të Trumpit pas samitit të NATO-s Kanë dalë pamjet që hedhin dritë mbi mënyrën e pazakontë dhe të fshehtë me të cilën presidenti amerikan Donald Trump u largua nga Turqia pas samitit të NATO-s, në një operacion të zhvilluar nën masa të rrepta sigurie për shkak të frikës nga një atentat i mundshëm nga regjimi iranian.
Videoja, e publikuar pas zhvillimeve të muajit të kaluar, tregon një kamion furnizimi të aeroportit turk, me platformën ngritëse të hapur, të pozicionuar në anën tjetër të avionit presidencial Air Force One. Në atë moment, Trump po hipte në avion në Ankara, më 8 korrik, pas përfundimit të samitit të liderëve të NATO-s.
Por, ndërsa gazetarët e Shtëpisë së Bardhë u ngjitën në Air Force One pak minuta më vonë, kamioni i furnizimit uli platformën dhe u largua nga avioni, duke lëvizur pothuajse pa u vënë re drejt një avioni ushtarak të tipit C-32A. Wild Moment Trump Reportedly Snuck Off Air Force One in Catering Truck pic.twitter.com/wKwgrCH4N0
— New York Post (@nypost) August 11, 2026 Sipas një raportimi të Washington Post, pikërisht me këtë avion Trump u transportua drejt Mbretërisë së Bashkuar, përpara se të vijonte udhëtimin drejt Shteteve të Bashkuara.
Shtëpia e Bardhë nuk e ka mohuar raportimin, i cili bazohet në dy burime, mes tyre të paktën një zyrtar amerikan.
Më herët gjatë asaj dite, Trump kishte deklaruar publikisht se do të largohej nga Turqia me Air Force One-in e vjetër. Ndërkohë, avioni i ri presidencial, i cili i ishte dhuruar së fundmi Shteteve të Bashkuara nga Katari, do të dërgohej paraprakisht në bazën ajrore RAF Mildenhall në Britani, me justifikimin se do të shihej nga trupat amerikane të dislokuara atje.
Në realitet, sipas raportimit, Trump nuk udhëtoi me avionin që besohej se do të përdorte. Në vend të kësaj, ai u transportua në mënyrë të fshehtë drejt avionit ushtarak, ndërsa gazetarët e Shtëpisë së Bardhë mbetën në Air Force One. Nuk dihet se cilët zyrtarë të tjerë e shoqëruan presidentin gjatë këtij transferimi. Zakonisht Trump shoqërohet nga një mjek dhe pjesëtarë të stafit përgjegjës për komunikimin me ushtrinë dhe zyrën e shefit të stafit të Shtëpisë së Bardhë.
Ndërkohë, gazetarët që ndodheshin në Air Force One morën udhëzim nga Shërbimi Sekret që të mbanin të mbyllura perdet e dritareve. Sipas një raportimi, një fotograf hapi perden për të parë se çfarë po ndodhte dhe u urdhërua menjëherë ta mbyllte.
Manovra e fshehtë ka habitur edhe veteranët e politikës në Uashington. Një precedent i ngjashëm daton në vitin 2000, kur presidenti i atëhershëm amerikan Bill Clinton përdori Air Force One si karrem gjatë një vizite me rrezik të lartë në Pakistan. Megjithatë, në atë rast gazetarët nuk u lanë në avionin që konsiderohej se ndodhej në rrezik më të madh. Presidenti “gangster” që përfi në kontejner nga frika e një atentati 11 Gusht, 14:52 Plani i bërë publik për përdorimin e Air Force One-it të vjetër ishte lidhur me mungesën e sistemeve të avancuara të sigurisë në avionin e ri presidencial. Air Force One ka teknologji të posaçme për t'u mbrojtur nga raketat që mund të vijnë në drejtim të tij.
Në atë kohë, i pyetur nga gazetarët për ndryshimin e avionit dhe kërcënimet e mundshme, Trump ishte shprehur hapur: “Jam i pari në listën e vdekjes” të Republikës Islamike të Iranit.
Pamjet e reja e bëjnë tashmë më të qartë se pas largimit të dukshëm të Trumpit me Air Force One fshihej një tjetër lëvizje, e organizuar në mënyrë që destinacioni dhe mjeti real i transportit të presidentit amerikan të mos bëheshin të ditura.trump kamion us trump air force one1 trump Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota Mbi 10 kompani paguajnë 100,000 dollarë në muaj për akses të drejtpërdrejtë në rrjetin social të Trump 11 Gusht 2026, 21:0721:07Rajoni dhe Bota Mbi 250 të vdekur nga tërmeti i fuqishëm në Kolumbi, vijojnë kërkimet për të mbijetuarit 11 Gusht 2026, 21:0321:03Rajoni dhe Bota Ish-shefi i Mossadit zbulon sekretin: Si u futëm në zemër të programit bërthamor iranian! 11 Gusht 2026, 20:4020:40Rajoni dhe Bota Provokon Trump: Irani ka inflacion 300%, unë jam “bankieri i tyre”! 11 Gusht 2026, 18:5618:56Rajoni dhe Bota Vetoja e Netanyahut dhe kufijtë e fuqisë amerikane 11 Gusht 2026, 18:4818:48Rajoni dhe Bota Alarm në Detin e Kuq dhe Gjirin e Omanit, sulmohen dy anije; vriten 4 persona 11 Gusht 2026, 18:4118:41Rajoni dhe Bota

