Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

“Shqipëria do jetë e lirë shumë shpejt”, aktivisti Erald Noj: Protestuesit janë heronj, të zgjedhim kush pason Ramën që do largohet


Këtë të shtunë mbahet protesta e 118-të para kryeministrisë. Ashtu si çdo natë, “qytetarët” kërkojnë largimin e qeverisë Rama.

Këtë të shtunë mbahet protesta e 118-të para kryeministrisë. Ashtu si çdo natë, “qytetarët” kërkojnë largimin e qeverisë Rama. Aktivisti Noj mbajti fjalën e tij të zakonshme. “Ju pata thënë që Shqipëria do jetë e lirë para Vitit të Ri, por unë them para krishtlindjeve dhe bajramit. Të gjithë e dijnë që ai ka kryer punë për këtë dynja. Siç ka thënë edhe ai vetë, o Sorros, Shqipëria është “tokë e xanun”. Kush do pasojë byrazerin e Sorosit? Ne duhet të përzgjedhim dikë që ka shtyllë kurrizore. Nuk kemi nevojë për disa gjëra, ju garantoj se na duhet një qytetar të përzgjidhet. Ka ca klyshë sorrosh të Sorosit që janë më të këqinj se Rama. Me bekimin e gjithë protestuesve do zgjidhet ai individ. Zoti kryeministër, na shiko, asnjë agjent nuk ka për ta bërë punë, ua ke dhënë lekët kot. Heronj e protestës janë ata që kanë marrë pjesë Zoti e bekoftë Shqipërinë.”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb