Lajme Zone
Shqipëria dënon sulmin e rebelëve Huthi në Riad, Rama: Kërcënojnë paqen rajonale, sponsorët e tyre në Teheran duhet të mbajnë përgjegjësi!
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Shqipëria dënon sulmin e rebelëve Huthi në Riad, Rama: Kërcënojnë paqen rajonale, sponsorët e tyre në Teheran duhet të mbajnë përgjegjësi!

Kryeministri kërkon reagim të unifikuar të bashkësisë ndërkombëtare: Këto sulme ndaj civilëve duhet të ndalen menjëherë.

Shqipëria u pozicionua menjëherë në krah të Arabisë Saudite, pas sulmeve vdekjeprurëse nga Huthët në Riad. Kreu i qeverisë Rama reagoi duke thënë se asgjë nuk mund të justifikoi sulmet ndaj popullatës civile, të cilat sipas tij përbëjnë kërcënim të drejtpërdrejtë për paqen në rajonin e lindjes së mesme. “Shqipëria dënon me forcën më të madhe sulmet e Huthëve kundër Arabisë Saudite, përfshirë sulmin vdekjeprurës ndaj Aeroportit Ndërkombëtar Mbreti Khalid në Riad. Nuk mund të ketë asnjë justifikim për sulmet ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile. Këto akte kërcënojnë paqen rajonale dhe sigurinë e rrugëve jetike të transportit ndërkombëtar" tha Rama. LEXO EDHE:Komunikimi i institucioneve me qytetarët, mes 245 aplikantëve rrjeti MIA përzgjedh kandidatët më të mirë! Rama: Hapim dyert për njerëz me ide, energji dhe aftësi! Reagim të unifikuar kërkoi edhe nga komuniteti ndërkombëtar, duke thënë se duhet të kërkojnë menjëherë ndaljen e sulmeve. "Huthët dhe sponsorët e tyre të mirënjohur të terrorit në Teheran duhet të mbajnë përgjegjësi. Bashkësia ndërkombëtare duhet të flasë me një zë të vetëm dhe të qartë: këto sulme duhet të ndalen menjëherë" tha Rama Më herët kishte reaguar edhe ministria jonë e jashtme duke thënë se Huthët, dhe Irani që i mbështet duhet të mbajnë përgjegjësinë që i takon. “Sulmet e përsëritura të Huthëve, një forcë e mbështetur nga Irani, përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për stabilitetin rajonal, rrezikojnë jetën e civilëve dhe minojnë përpjekjet për të promovuar paqen dhe sigurinë në rajon. Ata që mbajnë përgjegjësi për këto sulme duhet të japin llogari.”, thuhet ndër të tjera në reagimin e kreut të diplomacisë shqiptare Ferit Hoxhës. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 10:21 Sulmet e Huthëve në Riad, Hoxha: Autorët duhet të mbajnë përgjegjësi, kërcënohet stabiliteti rajonal! Shqipëria ka dënuar sulmin e fundit të Huthëve ndaj Arabisë Saudite, ku mbetën të vrarë 12 persona dhe u plagosën mbi 300 të tjerë.Përmes një reagimi në rrjetin social X, ministri i Jashtëm Ferit Hoxha e dënoi 'me forcën më të madhe" sulmin vdekjeprurës, duke theksuar se sulmet e përsëritura të Huthëve, të cilët i cilësoi si një forcë e mbështetur nga Irani, përbëjnë kërcënim të drejtpërdrejtë për stabilitetin rajonal, rrezikojnë jetën e civilëve dhe dëmtojnë përpjekjet për paqe e siguri në rajon."Shqipëria dënon me forcën më të madhe sulmin e fundit vdekjeprurës të Huthëve kundër Mbretërisë së Arabisë Saudite.Sulmet e përsëritura të Huthëve, një forcë e mbështetur nga Irani, përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për stabilitetin rajonal, rrezikojnë jetën e civilëve dhe minojnë përpjekjet për të promovuar paqen dhe sigurinë në rajon. Nuk mund të ketë asnjë justifikim për sulmet ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile. Ata që mbajnë përgjegjësi për këto sulme duhet të japin llogari. Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjet e viktimave dhe solidaritetin e plotë me popullin dhe autoritetet e Arabisë Saudite" shkroi Hoxha në X. U.D/Shqiptarja.com Share U.D/P.J/Shqiptarja.com TAG: edi rama Sulme ne Riad Arabia Saudite lufta ne lindjen e mesme Komente Komento Sondazhi i ditës:

8 Tetor, 11:03

PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 59.6% Jo 34.4% Nuk e di 6.1% Vota total: 5403 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 8 Tetor, 11:03 PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?