Në fshatin Linaj të Bashkisë Malësi e Madhe, ka nisur procesi mësimor me vetëm 5 nxënës, të cilët i përkasin klasave nga e pesta deri në të nëntën. Situata është edhe më shqetësuese në ciklin fillor. Në shkollën 9-vjeçare të Linajt, këtë vit nuk ka asnjë nxënës nga klasa e parë deri në të katërtën. Numri kaq i ulët i fëmijëve në bankat e shkollës lidhet kryesisht me emigracionin dhe largimin e familjeve nga zona. LEXO EDHE:PD: 1.1 mln shqiptarë u larguan drejt BE-së në 18 vite! 30 mijë nxënës më pak në 3 vite, shkollat po mbyllen (VIDEO) Një realitet që e pohojnë edhe vetë banorët e Linajt, të cilët tregojnë se ndër vite fshati është boshatisur dhe numri i fëmijëve ka ardhur vazhdimisht në rënie. Shpopullimi në Linaj, si në shumë zona të tjera në veri, ka ardhur si pasojë e emigracionit, ndërsa çdo vit numri i nxënësve në klasa bëhet më i vogël. Ndërkohë, për vitin e ri shkollor, në të gjithë Qarkun e Shkodrës janë rreth 15 mijë nxënës që kanë nisur procesin mësimor. Sa u përket klasave kolektive, Drejtoria Arsimore bën të ditur se po shqyrtohet mundësia për mbylljen e tyre në disa fshatra. R.D/SI.E./Shqiptarja.com TAG: shkolla Shkoder malesi e madhe shpopullimi viti i ri shkollor Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
15 Shtator, 12:58
Gjykata e Lartë la në burg Erion Veliajn, si e vlerësoni? Të drejtë 28% Të gabuar 65.1% Nuk e di 7% Vota total: 787 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Shtator, 12:58 Gjykata e Lartë la në burg Erion Veliajn, si e vlerësoni?
