Lajme Zone
Kokaina në portin e Durrësit/ Dyshohet se droga i përket grupit të Gert Gjinararit në Belgjikë
EkonomiABC News Albania

Kokaina në portin e Durrësit/ Dyshohet se droga i përket grupit të Gert Gjinararit në Belgjikë

37 pakot me kokainë të kapura në Portin e Durrësit një ditë më parë dyshohet se i përkasin një grupi kriminal ben pjese dhe Gert Gjinarari. Ndërkohë që në Durrës u kap lënda narkotike në Belgjikë Gert Gjinarit të njohur si ‘Gjenerali’ iu komunikua një tjetër akuzë si pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë.

Pas një hetimi 1 vjeçar, autoritetet Belge ranë në gjurmët e një 48 vjeçar që kishte lidhje me Gert Gjinarin u godit nga policia në Antëerp. 48-vjeçari dyshohet të jetë një ndërmjetës mes grupe nga Shqipëria dhe Amerika Latine për importimin e kokainës, duke përfshirë edhe nëpërmjet portit të Antverpit, dhe me grupe kontrabande nga Evropa dhe madje edhe Australia.

Në të njëtën mënyrë është ndjekur dhe lënda narkotike që u kap në portin e durrësit e cila ka kaluar në disa porte dhe është transferuar nga një anije në tjetrën përpara se të mbërrinte në Durrës. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Në kërkim nga autoritetet shqiptare për vrasje dhe i dënuar me burgim të përjetshëm, Gert Gjinari është arrestuar në qershor në Belgjikë ndërkohë lidhur me operacionin e drogës është lëshuar masë për të dhe për disa persona të tjerë.