Lajme Zone
Shpërthimi shemb godinën në Athinë, 6 viktima nën rrënoja, mes tyre edhe shqiptarë
BotëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Shpërthimi shemb godinën në Athinë, 6 viktima nën rrënoja, mes tyre edhe shqiptarë

Janë identifikuar personat që ndodheshin në godinën e shembur pas shpërthimit të fuqishëm të regjistruar një ditë më parë në lagjen Plaka të Athinës. Sipas informacioneve, mes personave të mbetur nën rrënoja janë edhe disa shqiptaro-amerikanë, të cilët ndodheshin në kryeqytetin grek për turizëm. Bëhet fjalë për Florin Hoxhën, Florida Hoxhën, Eris Canin, Ian Alexander Kirkpatrick, Edmond Hings dhe

Janë identifikuar personat që ndodheshin në godinën e shembur pas shpërthimit të fuqishëm të regjistruar një ditë më parë në lagjen Plaka të Athinës. Sipas informacioneve, mes personave të mbetur nën rrënoja janë edhe disa shqiptaro-amerikanë, të cilët ndodheshin në kryeqytetin grek për turizëm.

Bëhet fjalë për Florin Hoxhën, Florida Hoxhën, Eris Canin, Ian Alexander Kirkpatrick, Edmond Hings dhe Athina Papapreskun.

Deri më tani, ekipet e kërkim-shpëtimit kanë nxjerrë dy trupa nga rrënojat. Autoritetet greke kanë bërë të ditur se nuk ka persona të tjerë të gjallë nën strukturën e shembur.

Ngjarja ndodhi një ditë më parë në zonën e Plakës, duke shkaktuar shembjen e godinës dhe duke vënë në lëvizje ekipet e emergjencës, të cilat vijuan kërkimet nën rrënoja. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm