Lajme Zone
Berisha: Vlora Hyseni u kthye për t’u dhënë reston bashkëpunëtorëve që e tradhtuan
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Berisha: Vlora Hyseni u kthye për t’u dhënë reston bashkëpunëtorëve që e tradhtuan

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në Facebook, lidhur me ish-drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni, ndaj së cilës GJKKO ka lënë në fuqi masën “arrest në shtëpi”. Berisha deklaroi se fakti që një drejtues i shërbimit inteligjent hetohet për këto vepra penale e bën çështjen veçanërisht të rëndë, pasi drejtuesi i shërbimit duhet të gëzojë shkallën më t

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në Facebook, lidhur me ish-drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni, ndaj së cilës GJKKO ka lënë në fuqi masën “arrest në shtëpi”. Berisha deklaroi se fakti që një drejtues i shërbimit inteligjent hetohet për këto vepra penale e bën çështjen veçanërisht të rëndë, pasi drejtuesi i shërbimit duhet të gëzojë shkallën më të lartë të besimit dhe sigurisë.

“Vlora Hyseni është emëruar në atë post absolutisht jashtë çdo kriteri dhe përbën kjo një nga çështjet më madhore që kërkon përgjigje”, deklaroi Berisha.

Berisha tha se e kishte denoncuar Hysenin që në javën e parë të emërimit të saj në krye të SHISH-it bashkë me Ergys Agasin. Duke iu referuar rikthimit të Hysenit në Shqipëri, Berisha ngriti një tjetër pretendim, kur tha se "u kthye për t’u dhënë restin bashkëpunëtorëve të vet që e tradhtuan".

“Arrestimi për bashkëpunim me krimin dhe për nxjerrjen e sekretit i shefit të shërbimeve është më i rëndë se arrestimi i çdo zyrtari tjetër të vendit për këto dy vepra penale sepse ai presupozohet se është i certifikuar për shkallën më të lartë të besimit.

Vlora Hyseni është denoncuar nga Sali Berisha, por mundet edhe të tjerë, që në javën e parë të emërimit të saj të pamerituar në atë detyrë dhe në vazhdim.

Ergys Agasi është akuzuar nga Sali Berisha në mënyrë të përsëritur se kishte në kontroll të plotë shërbimin informativ kombëtar.

Vlora Hyseni arrestohet apo shpallet urdhër arresti në një kohë kur ajo nuk ishte në qeveri, çka dëshmon se qeveritarët aktualë donin me çdo kusht që ajo të kthehet. Por ajo u kthye dhe me sa duket është kthyer për t’u dhënë restin bashkëpunëtorëve të vet që e tradhtuan, sipas saj”, tha Berisha. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm