Presidenti amerikan Donald Trump ka refuzuar një plan iranian për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, një rrugë ujore strategjike që ka qenë në qendër të tensioneve midis Uashingtonit dhe Teheranit që nga fundi i muajit shkurt. "Unë po e refuzoj marrëveshjen e tyre. Ata duan të arrijnë një marrëveshje ku të hapin menjëherë Ngushticën, sepse po pësojnë humbje të mëdha",-tha Trump duke folur për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë. Më herët, gazeta "The Wall Street Journal", duke cituar zyrtarë amerikanë, raportoi se Trump kishte refuzuar një propozim për një armëpushim shtatë-ditor dhe rihapjen e Ngushticës, duke u thënë bashkëpunëtorëve të tij se priste të rifillonte një fushatë bombardimesh kundër Iranit pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, në muajin nëntor. Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

