Lajme Zone
Shpërthimi shemb godinën në Athinë, 6 të vdekur, mes tyre 3 shqiptarë! Ekipet e emergjencës nxjerrin trupat nga rrënojat (EMRAT+VIDEO)
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Shpërthimi shemb godinën në Athinë, 6 të vdekur, mes tyre 3 shqiptarë! Ekipet e emergjencës nxjerrin trupat nga rrënojat (EMRAT+VIDEO)

Të paktën 3 shqiptarë kanë humbur jetën në Athinë të Greqisë kur godina ku po qëndronin u shemb si pasojë e një shpërthimi. Ngjarja ndodhi të premten ndërkohë që autoritetet kanë arritur të nxjerrin të gjithë trupat e pajetë

Një shpërthim i fuqishëm që dyshohet të ketë ardhur si pasojë e rrjedhjes së gazit ka bërë që kjo godinë 2-katëshe në lagjen Plaka në Athinë, të shembej duke lënë pas një bilanc tragjik me 6 viktima, mes të cilëve 3 shqiptarë. Këta të fundit janë identifikuar si Florida e Florin Hoxha (motër e vëlla) si dhe Eris Cani. Mes viktimave është edhe bashkëshorti i Florida Hoxhës, Ian Alexander Kirpatrick, shtetas amerikan, si dhe Edmond Hings e Athina Papapresku, pronarët e ndërtesës. Sipas raportimeve të mediave greke, shpërthimi ka ndodhur pak para orës 7:30 të mëngjesit të së premtes, në rrugën Lysikratous, në një nga zonat më të vizituara të Athinës. Shpërthimi shembi një pjesë të godinës dhe zuri nën rrënoja të gjashtë personat që ndodheshin brenda. Vala goditëse dëmtoi ndërtesat përreth, theu xhama dhe goditi automjete të parkuara pranë vendngjarjes. Autoritet greke kanë arritur të nxjerrin nga rrënojat dy trupat e fundit të shtunën rreth orës 13:30. Dy shqiptarët që kanë mbetur të pajetë si pasojë e shëmbjes së godinës janë motër e vëlla, të identifikuar si Florida e Florin Hoxha si dhe Eris Cani, shqiptaro-amerikan. Pista kryesore e autoriteteve vijon të mbetet ende rrjedhja e gazit, megjithatë po vijon ende puna për gjetjen e shkakut real të këtij shpërthimi. LEXO EDHE:Tragjedia me 6 të vdekur në Athinë/ Shqiptarja Florida Hoxha dhe bashkëshorti i saj ishin në muaj mjalti! Vëllai i Hoxhës dhe Eris Cani prisnin një fëmijë Shpërthimi preku edhe një godinë ngjitur, nga e cila zjarrfikësit shpëtuan dy gra të lënduara lehtë. Një kalimtar u lëndua nga gurët e shpërndarë. Disa ndërtesa pranë vendngjarjes kanë pësuar dëme serioze dhe po kontrollohen për të përcaktuar nëse janë të banueshme. Në operacion morrën pjesë 30 zjarrfikës, të ndihmuar nga qen kërkimi, kamera dhe pajisje që zbulojnë tingujt nën rrënoja. Share Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 16:29 Tragjedia me 6 të vdekur në Athinë/ Shqiptarja Florida Hoxha dhe bashkëshorti i saj ishin në muaj mjalti! Vëllai i Hoxhës dhe Eris Cani prisnin një fëmijë Të tjera detaje kanë dalë nga tragjedia me 6 viktima në Athinë, tre prej të cilëve janë shqiptarë.Sipas burimeve nga mediat greke, mes viktimave nga tragjedia që ndodhi në zemër të Athinës janë Florida Hoxha dhe bashkëshorti i saj Ian Alexander Kirkpatrick, të cilët ishin martuar së fundmi, si dhe Eris Cani dhe bashkëshorti i saj, Florin Hoxha.Katër të vdekurit kishin marrë me qira një apartament në katin e parë të ndërtesës. Tre prej tyre me origjinë shqiptare dhe Ian Alexander Kirkpatrick me shtetësi amerikane.Një dimension edhe më tragjik i ngjarjes është fakti që Florida Hoxha dhe bashkëshorti i saj Ian Alexander Kirkpatrick, sipas asaj që zbuloi i afërmi i tyre, ishin në Greqi për muajin e mjaltit."Ndërtesa që u shemb në Plaka rreth 13 orë më parë besohet se ka strehuar kushërinjtë e mi, Ianin dhe Floridën. Ata janë në Greqi për muajin e mjaltit", shkroi i afërmi i tyre në një postim në rrjetet sociale, duke kërkuar informacion, pas lajmit se pasaportat me emrat e tyre ishin gjetur nën rrënoja.Në të njëjtën kohë, mësohet se çifti tjetër që ishte me ta, Eris Cani dhe Florin Hoxha, prisnin një fëmijë.Dy viktimat e tjera të tragjedisë janë çifti i të moshuarve që jetonin në katin e dytë të ndërtesës.Ata janë Athena Paparescu dhe Edmond Hings, nga 77 vjeç, me origjinë britanike, sipas informacioneve të deritanishme.Ndërkohë po zhvillohen hetime për shkaqet e sakta të shpërthimit vdekjeprurës, ku pista kryesore është ajo e rrjedhjes së gazit.Megjithatë, ekspertët pritet të shqyrtojnë të gjitha të dhënat nga vendi i ngjarjes, për të përcaktuar se çfarë e shkaktoi saktësisht incidentin tragjik. R.Xh/Shqiptarja.com Share SI.E./R.Xh/Shqiptarja.com TAG: greqi shperthim Florin Hoxha Florida Hoxha Ian Alexander Kirkpatrick Eris Cani athine Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

26 Shtator, 18:15

Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 61.9% Jo 30.1% Disi 8% Vota total: 289 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 26 Shtator, 18:15 Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?