Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse ka ndodhur gjatë natës në fshatin Zallë, në Fushë-Krujë, ku në derën e banesës së shtetasit me inicialet Ylli Zallës dyshohet se është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e lëndës plasëse. Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme materiale në banesë, ndërsa automjeti në pronësi të shtetasit Ylli Zalla, i cili ishte i parkuar pranë banesës, ka marrë flakë dhe është djegur. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij incidenti. Hetimet vijojnë.
