Lajme Zone
Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Durrës, në përdorim nga babë e bir
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Durrës, në përdorim nga babë e bir

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit në fshatin Fllakë të Durrësit.

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit në fshatin Fllakë të Durrësit. Sipas të dhënave paraprake, lënda plasëse ishte vendosur në derën e një lokali, i cili në momentin e shpërthimit ka qenë i mbyllur.

Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar. Lokali ishte në përdorim nga Ramazan dhe Erjon Balla, babë e bir. Ata nga verifikimet e para nuk rezultojnë persona me precedentë penalë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e rrethanave, identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Rreth orës 05:00, në Sektor Fllakë, në derën e lokalit në përdorim të shtetasve R. B. dhe E. B., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, i cili vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve“, thuhet në njoftimin e policisë. Top Channel