Lajme Zone
Trafik kokaine nga Amerika Latine drejt Zvicrës dhe grup kriminal, Apeli i Posaçëm lë në fuqi dënimet për Gëzim Bakallin dhe Erjon Locin
Të tjeraTop Channel

Trafik kokaine nga Amerika Latine drejt Zvicrës dhe grup kriminal, Apeli i Posaçëm lë në fuqi dënimet për Gëzim Bakallin dhe Erjon Locin

Apeli i Posaçëm la në fuqi dënimet e shpallura më herët nga GJKKO ndaj Gëzim Bakallit dhe Erjon Locit.

Apeli i Posaçëm la në fuqi dënimet e shpallura më herët nga GJKKO ndaj Gëzim Bakallit dhe Erjon Locit. Gëzim Bakalli u dënua me 19 vite burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimit i zbret 1/3, kurse Loci 12 vite burgim, që në zbatim të gjykimit të shkurtuar do të llogaritet në 8 vite burgim.

Çështja ndaj tyre, siç bën me dije Anila Hoxha, u hetua nga prokurori i posaçëm i SPAK, Adnan Xholi, që i mori të pandehur për trafik narkotikësh dhe grup kriminal.

Në shkurt, GJKKO dha dënimin për dy shqiptarët, të cilët u dënuan me 31 vite burg total. Më konkretisht Bakalli u dënua me 19 vite burg, ndërsa Erjon Loci me 12 vite burg. Trafik kokaine dhe heroine nga Amerika Latine drejt Zvicrës/ GJKKO dënon me 19 vite burg Gëzim Bakallin dhe 12 vite burg Erjon Locin

Aktualitet Top Channel