Një video e filmuar vetëm disa orë para vdekjes së Presley Gerber ka dalë në dritë, duke sjellë pamjet e fundit të modelit 27-vjeçar, djalit të supermodeles Cindy Crawford dhe biznesmenit Rande Gerber.
Pamjet, të siguruara nga TMZ dhe të publikuara nga mediat amerikane, janë filmuar brenda qendrës së rehabilitimit “Resolutions Living” në Santa Monica, ku Presley ishte vendosur për trajtim.
Në video, Presley shfaqet duke filmuar veten në ambientet e qendrës. Ai shihet me një kanotiere të bardhë, syze të errëta dhe një varëse, ndërsa më pas kamera zhvendoset drejt dhomës ku po qëndronte, ku duken disa krevate dhe një ballkon me pamje nga qyteti.
Ajo që e bën videon veçanërisht tronditëse është koha kur është realizuar. Sipas raportimeve, pamjet janë filmuar të shtunën në mbrëmje, më 19 shtator, vetëm disa orë para se Presley të gjendej i pajetë.
Presley kishte hyrë në qendrën e rehabilitimit atë mbrëmje, ndërsa të nesërmen në mëngjes autoritetet u thirrën pas një raportimi për arrest kardiak dhe mbidozë të dyshuar. Ai u shpall i vdekur në orën 09:45, në moshën 27-vjeçare.
Vdekja e tij po hetohet nga autoritetet e Santa Monica-s si një mbidozë e dyshuar, ndërsa policia ka bërë të ditur se nuk ka shenja të ndërhyrjes kriminale. Megjithatë, shkaku zyrtar i vdekjes ende nuk është përcaktuar nga Mjekësia Ligjore e Los Angelesit, e cila e ka lënë çështjen pezull në pritje të analizave të mëtejshme.
Presley, i cili ndoqi gjurmët e nënës së tij në modeling, kishte folur publikisht gjatë viteve të fundit për problemet me varësinë dhe shëndetin mendor. Familja Gerber-Crawford ka kërkuar privatësi pas humbjes së tij.
Motrat e tij, Kaia Gerber, si edhe Cindy Crawford dhe Rande Gerber, janë përballur me një humbje të rëndë, ndërsa publikimi i këtyre pamjeve ka rikthyer vëmendjen te orët e fundit të jetës së modelit. ???? EXCLUSIVE: TMZ has obtained a video of Presley Gerber at the sober house where he died.
— TMZ (@TMZ) September 29, 2026

