Pas takimit në Kryeministri me Edi Ramën, Ambasadori Amerikan, Eric Wendt ka shkuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Në pamjet e siguruara nga gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, Wendt shfaqet duke u futur në ambientet e Ministrisë.
Aty ai është takuar me ministrin Ferit Hoxha, një takim që ishte parashikuar një ditë më parë. Top Channel

