Ka nisur prezantimi i paketës së re ligjore për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale. Ministri i Drejtësisë shpjegoi se tanimë prokurori duhet të dokumentojë edhe provat nw favor tw tw pandehurit dhe mbrojtja mund të hetojë. Sekuestrimi i celularëve do të kufizohet vetëm te të dhënat e përcaktuara nga gjykata. “Teksti nuk është hermetik, është projekt për konsultim. Paraburgimi është pjesa më e dukshme e kësaj reforme, por jo e vetmja. Ne propozojmë që prokurori të ketë detyrimin ta dokumentojë dhe vërë provat në dispozicion të burgosurit. Mbrojtja të ketë të drejtën për të hetuar. Kush thirret si dëshmitar, duhet të gëzojë mbrojtjen e të dyshuarit. Sekuestrimi i telefonit personal do të japë akses vetëm në të dhënat që vendos gjykata. Këto rregulla janë të njëjta për këdo që është duke u përballur me drejtësinë”, tha ministri Gogu. LEXO edhe...Ministri Gogu: Instituti i Edukimit dhe Rehabilitimit të të Miturve do të jetë gati deri në mars 2027 Rishikimi do të përfshijë masat e sigurimit, të drejtat e palëve gjatë hetimit dhe gjykimit, provat dhe mënyrën e administrimit të tyre, seancën paraprake, prezumimin e pafajësisë, publicitetin e seancave dhe mbrojtjen e të dhënave personale. Lajm në përditësim... P.J/ReportTv.al toni gogu kodi i procedures penale Komento Komente Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 54% Jo 38.6% Disi 7.4% Vota total: 4402 Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?
