Lajme Zone
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

VIDEO/ Ish-drejtuesi i Policisë së Durrësit, Vilson Bala shkon në SPAK, pyetet për çështjen Agasi


Drejtori i Policisë së Korçës, Vilson Bala u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku u mor në pyetje në kuadër të hetimeve për çështjen që lidhet me Ergys Agasin.

Drejtori i Policisë së Korçës, Vilson Bala u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku u mor në pyetje në kuadër të hetimeve për çështjen që lidhet me Ergys Agasin. Sipas gazetares Klodiana Lala, Bala dha shpjegime përpara prokurorëve të SPAK në lidhje me rrethanat që po verifikohen në këtë dosje. Bala qëndroi në Prokurorinë e Posaçme rreth 1 orë, ndërsa pas daljes nga SPAK përshëndeti gazetarët, por nuk bëri komente se për çfarë ishte pyetur. Vilson Bala ka qenë drejtor i Policisë së Durrësit, ndërsa më herët ai ka mbajtur detyrën e shefit të Forcës së Posaçme Operacionale. Në nëntor 2024, Bala u prezantua si drejtues i DVP Durrës. Në janar të vitit 2026, ai u emërua drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, detyrë që e mban aktualisht. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: agasi SPAK vilson bala