Lajme Zone
Shpërthim i fuqishëm në Elbasan, plas bombola e gazit në pallat
KulturëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Shpërthim i fuqishëm në Elbasan, plas bombola e gazit në pallat

Një shpërthim i fuqishëm, i pasuar nga një zjarr masiv, ka tronditur pasditen e sotme zonën pranë Unazës Jugore në qytetin e Elbasanit.

Një shpërthim i fuqishëm, i pasuar nga një zjarr masiv, ka tronditur pasditen e sotme zonën pranë Unazës Jugore në qytetin e Elbasanit.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i shpërthimit është bërë një bombol gazi. Shpërthimi ka qenë tepër i fuqishëm dhe është dëgjuar në një zonë të gjerë, duke shkaktuar panik te banorët dhe dëme të shumta në të gjithë pallatin.

Menjëherë pas shpërthimit, zjarri është përhapur me intensitet të lartë, ndërsa një re e dendur tymi ka mbuluar zonën.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, shërbimet e Policisë dhe ambulancat, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve dhe përballimin e situatës.

Ende nuk ka një informacion zyrtar mbi numrin e personave të lënduar apo nëse ka viktima. Situata mbetet në zhvillim dhe priten informacione të tjera nga autoritetet.