Lajme Zone
Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, shemben muret e pallatit; një viktimë dhe disa të dëmtuar
KulturëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, shemben muret e pallatit; një viktimë dhe disa të dëmtuar

Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e shpërthimit janë shembur muret e apartamentit dhe shkallët e pallatit, duke vështirësuar daljen e banorëve nga ndërtesa.

Pamje nga shpërthimi Evakuohen me urgjencë banorët, një e moshuar ka humbur jetën. Zjarrfikësit ndërhyjnë për nxjerrjen e banorëve nga ndërtesa... Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një apartament në qytetin e Elbasanit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në ndërtesë.

Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e shpërthimit janë shembur muret e apartamentit dhe shkallët e pallatit, duke vështirësuar daljen e banorëve nga ndërtesa.

Menjëherë pas ngjarjes ka nisur evakuimi emergjent i banorëve. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po ndërhyjnë për të bërë të mundur nxjerrjen e personave që ndodhen brenda pallatit. Sipas policisë, nga shpërthimi ka humbur jetën një person, teksa kanë mbetur të dëmtuar edhe disa të tjerë. Operacioni i emergjencës vijon në vendngjarje, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit. Paraprakisht dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi. "Rreth orës 14:45, në rrethana ende të paqarta, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit H. I., në katin e tretë të një pallati në lagjen “Qemal Stafa”.

Si pasojë, ka humbur jetën, banorja në të njëjtin pallat, shtetasja H. B., 82 vjeçe, si dhe janë dëmtuar 10 banorë të tjerë, të cilët janë në kujdesin e mjekëve", thekson policia.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po kryen veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të rastit. Shpërthimi në Elbasan, reagon Ministria e Shëndetësisë: 1 viktimë dhe 8 persona në spital, mes tyre një fëmijë 4 Nëntor, 16:27 elbasan shperthim Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Ngjarja në Bulqizë, reagon Policia: 29-vjeçari u vra aksidentalisht gjatë gjuetisë 4 Nëntor 2026, 15:0815:08Kronike Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë, dyshohet për një të vdekur dhe një të plagosur 4 Nëntor 2026, 14:4214:42Kronike Kapet me 1 kg kokainë 56-vjeçari në doganën e Muriqanit 4 Nëntor 2026, 14:0014:00Kronike Misteri i vdekjes së Urim Fikut në Bulqizë, shoqërohen në polici bashkëshortja dhe djali i viktimës 4 Nëntor 2026, 13:2113:21Kronike E rëndë në Itali, pronari shqiptar humb jetën në vendin e punës 4 Nëntor 2026, 12:3612:36Kronike Tritoli në Lezhë gjatë natës, pronari i 'Benz-it' emër i njohur për Policinë 4 Nëntor 2026, 11:2211:22Kronike