Foto ilustruese Komisioni Europian kërkon forcimin e verifikimit të pasurive të ministrave, deputetëve dhe zyrtarëve të tjerë të lartë. Raporti i vitit 2026 evidenton se pasuritë e padeklaruara apo të fshehura priren të zbulohen vetëm gjatë hetimeve për korrupsion, ndërsa referimet nga institucionet shtetërore drejt SPAK mbeten tepër të ulëta. Komisioni Europian ka fsur Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Edhe pse ky inspektorat ka për detyrë të verifikojë pasuritë e ministrave, deputetëve dhe shumë funksionarëve të tjerë, duket se prej vitesh ka rënë në gjumë letargjik, duke alarmuar edhe KE-në.
Në raportin e vitit 2026, Brukseli evidenton se pasuritë e padeklaruara ose të fshehura priren të zbulohen vetëm gjatë hetimeve për korrupsion apo vepra penale të lidhura me të. Për Komisionin Europian, kjo kërkon përmirësim të efektivitetit dhe transparencës së verifikimeve, në mënyrë që mosdeklarimi dhe fshehja e pasurive të identifikohen sistematikisht.
Raporti kërkon që institucionet përgjegjëse të zbatojnë kontrolle të bazuara në analizën e riskut, si dhe të përmirësojnë bashkëpunimin me strukturat e hetimit financiar dhe organet ligjzbatuese për verifikimin efektiv të pasurive dhe ndjekjen e rasteve të konstatuara.
“Efektiviteti dhe transparenca e verifikimeve të deklaratave të pasurisë duhet të forcohen më tej, për të trajtuar në mënyrë sistematike mosdeklarimin ose fshehjen e pasurive. Kjo duhet të përfshijë zbatimin e metodave të bazuara në analizën e riskut, pasi pasuri të tilla të padeklaruara ose të fshehura priren të zbulohen vetëm gjatë hetimeve për korrupsion ose vepra penale të lidhura me to. Bashkëpunimi me hetimin financiar dhe organet ligjzbatuese duhet të përmirësohet për kontrolle efektive të pasurive dhe ndjekjen e mëtejshme të rasteve”, thuhet në raportin e Komisionit Europian. Nga aferat me tenderët te protestat, BE shkund qeverinë e Ramës: Korrupsioni alarmant, SPAK nën presion 4 Nëntor, 15:43 BE duket se është alarmuar nga pasuritë e pushtetarëve shqiptarë. Ministra, deputetë, drejtorë, sekretarë të përgjithshëm, ambasadorë etj., notojnë mbi para. Ka shumë prej tyre që kanë aksione, apartamente, prona, makina luksi dhe askush nuk i heton. ILDKP lan gojën duke paditur disa funksionarë të niveleve më të ulëta, ndërsa ministrat e deputetët nuk i prek kush. Kjo ka bërë që në disa raste të ndërhyjë SPAK, duke kërkuar deklarimet, ndryshe Evgjeni Bashari nuk ka pasur ndërmend të veprojë.
Një tjetër kritikë e rëndësishme lidhet me numrin e ulët të referimeve drejt Prokurorisë së Posaçme. Sipas raportit, referimet nga autoritetet e tjera drejt SPAK mbeten tepër të ulëta dhe Shqipëria duhet t'i rrisë ndjeshëm ato. Komisioni kërkon që institucionet shtetërore dhe organet ligjzbatuese të jenë më aktive në referimin e rasteve të dyshuara për korrupsion te SPAK dhe Prokuroria e Përgjithshme.
Ndërkohë, SPAK vlerësohet për rezultatet në luftën kundër korrupsionit në nivele të larta. Në vitin 2025, Prokuroria e Posaçme regjistroi një rritje prej 17.7% të çështjeve të reja për vepra që lidhen me korrupsionin. Gjatë vitit, 34 procedime me 160 të pandehur u dërguan në gjykatë, nga të cilat 10 procedime me 13 të pandehur për korrupsion në nivele të larta.
Raporti evidenton gjithashtu se, megjithëse janë miratuar masa të reja për parandalimin e korrupsionit, ndikimi i tyre real mbetet ende për t'u dëshmuar, duke pasur parasysh hetimet që vijojnë për korrupsion në nivele të larta. /Pamfletibe raporti Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Nga aferat me tenderët te protestat, BE shkund qeverinë e Ramës: Korrupsioni alarmant, SPAK nën presion 4 Nëntor 2026, 15:4315:43Politike Forcim i mbrojtjes ndaj kërcënimeve shtetërore, SHBA investim 40 milionë dollarë në Shqipëri 4 Nëntor 2026, 13:4913:49Politike Akuza Rusisë për protestat, diplomatët e NATO-s rrëzojnë Ramën: S’ka prova, mos e përdor Aleancën politikisht 4 Nëntor 2026, 13:4413:44Politike Pse fitorja e demokratëve në SHBA paralajmëron telashe për Edi Ramën? 4 Nëntor 2026, 12:2512:25Politike Amerika i kujtoi Trumpit se kush është sovrani! 4 Nëntor 2026, 08:5108:51Politike Rama mbush Kryeministrinë me letra “Dialog”, studentët presin dorëheqjen (Video) 4 Nëntor 2026, 08:3808:38Politike

