Lajme Zone
Zemërimi i të rinjve dhe mësimi i Telemakut
PolitikëPamfleti

Zemërimi i të rinjve dhe mësimi i Telemakut

Zemërimi nuk mjafton për të rinjtë; ne duhet t’u japim atyre një zë dhe mundësinë për të folur. Ashtu si Telemaku, djali i Odiseut, i ri dhe i zemëruar, i rrethuar nga të rritur që nuk respektojnë më asgjë. Në shtëpinë e tij, pretendentët kanë zënë vend dhe imponojnë zërat e tyre. Për një kohë të gjatë, ai hesht. Por, kur guxon të flasë, zbulon se fjala është hapi i parë drejt kapërcimit të pafuqisë.

Telemaku nuk e ndryshon botën ditën kur vendos të flasë... Zemërimi nuk mjafton për të rinjtë; ne duhet t’u japim atyre një zë dhe mundësinë për të folur. Ashtu si Telemaku, djali i Odiseut, i ri dhe i zemëruar, i rrethuar nga të rritur që nuk respektojnë më asgjë. Në shtëpinë e tij, pretendentët kanë zënë vend dhe imponojnë zërat e tyre. Për një kohë të gjatë, ai hesht. Por, kur guxon të flasë, zbulon se fjala është hapi i parë drejt kapërcimit të pafuqisë.

Pamjet nga qytete të ndryshme tregojnë shumë të rinj që guxojnë ta bëjnë zërin e tyre të dëgjohet. Ata protestojnë në mënyrë paqësore, duke kërkuar që të tjerët t’i njohin dhe t’i dëgjojnë. Krejt ndryshe veprojnë ata që sulmojnë dhe shkatërrojnë, duke e paraqitur dhunën si formë mospajtimi. Kjo zgjedhje ngre çështjen e përgjegjësisë edukative dhe qytetare, si të vetë të rinjve, ashtu edhe të prindërve të tyre.

T’i ngatërrosh këto dy mënyra të shprehjes së protestës në rrugë do të ishte një tjetër padrejtësi. Por, nëse nuk dimë t’i dëgjojmë fëmijët tanë, përfjmë duke pasur frikë prej tyre dhe duke humbur nga vëmendja një prej sfidave më të rëndësishme me të cilat përballemi si të rritur në përgjithësi dhe si shkollë në veçanti: edukimin me lirinë dhe përgjegjësinë.

Kjo merr rëndësi të veçantë në një kohë kur rrjetet sociale ofrojnë mundësinë për t’u bërë menjëherë i dukshëm, ndonëse të të shohin është krejt ndryshe nga të të njohin për atë që je. Prandaj, duhet të përcaktojmë një rrugë që e shndërron zemërimin në mendim dhe konfliktin në përballje idesh.

Në shkollë takojmë nxënës të shqetësuar nga ngjarjet e fundit dhe besoj se kjo përbën një mundësi të shkëlqyer për dialog. Arsyetimi përmes diskutimit është një ushtrim i vlefshëm për të organizuar mendimet, për të dëgjuar atë që fëmijët mbartin brenda vetes, por që ende nuk dinë ta shprehin.

Po kështu, debati është një ushtrim i bukur i mendjes: arti i përballjes së ideve, i të mësuarit për t’i mbështetur ato me argumente, i dëgjimit të mendimeve të të tjerëve dhe i pranimit të sfidës që na paraqesin këndvështrime të cilat nuk i kemi marrë më parë në konsideratë. E gjithë kjo na ndihmon të zgjerojmë hapësirën e mendimit dhe të respektit të ndërsjellë.

Dialogu na mëson të përballemi me mendime të ndryshme dhe të debatojmë. Shumë prej nesh, mësuesve, besojmë në vlerën edukative të debatit, sepse ai na ndihmon t’i zhvillojmë idetë dhe t’i vëmë ato në provë. Dhe përse të mos fillojmë që nesër, pikërisht nga ajo që i shqetëson fëmijët tanë?

“A mund ta kuptojmë zemërimin pa e justifikuar dhunën?”

Një debat mund të nisë pikërisht me këtë pyetje dhe t’i japë secilit mundësinë të shprehë mendimin e vet. Sigurisht, vetëm fjalët nuk mjaftojnë. Kemi nevojë për të rritur që dinë të udhëheqin përmes shembullit të tyre, të dëgjojnë dhe të vendosin kufij. Për më tepër, fakti që dikush flet nuk garanton se të tjerët do ta dëgjojnë. Pikërisht këtu fillon përgjegjësia jonë.

Telemaku nuk e ndryshon botën ditën kur vendos të flasë. Por atë ditë ai fillon të ndryshojë veten. Të edukosh do të thotë gjithashtu t’u ofrosh fëmijëve një hapësirë ku zëri i tyre ka rëndësi dhe ku mendimet e tyre takohen me mendimet e të tjerëve. Në mënyrë që mospajtimi të shndërrohet në mendim, jo në zhurmë.telemaku rinia Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Forum Amerikanët i thonë “mjaft”, Trump, arkitekti i humbjes së vet 4 Nëntor 2026, 14:3514:35Forum Po hanë kokat 4 Nëntor 2026, 10:0910:09Forum A mund të sjellë përplasja Rama-Veliaj fenomenin LSI? 3 Nëntor 2026, 20:2820:28Forum Kur matematika fiskale bëhet më bujare se ekonomia! 3 Nëntor 2026, 19:5519:55Forum Revolucioni që lind në bankat e shkollës 3 Nëntor 2026, 19:4819:48Forum Revolta kundër korrupsionit po bëhet globale! 3 Nëntor 2026, 08:5308:53Forum