Lajme Zone
Beteja e ngadhënjimshme me ngjyra, hir dhe dinjitet e shqiptares Anila Hetoja, në zemër të Beogradit
KulturëCNA

Beteja e ngadhënjimshme me ngjyra, hir dhe dinjitet e shqiptares Anila Hetoja, në zemër të Beogradit

Kur arti kapërcen kufijtë, ai mbart me vete shpresën e një komunikimi pa paragjykime, të një takimi ku kulturat njohin njëra-tjetrën dhe ku vepra artistike bëhet ambasadorja më e mirë e shpirtit njerëzor. Por çfarë ndodh kur kjo shpresë përplaset me mungesën e transparencës, kur besimi i artistit vihet në sprovë dhe kur një veprimtari e promovuar si platformë prestigjioze ndërkombëtare shndërrohet

Kur arti kapërcen kufijtë, ai mbart me vete shpresën e një komunikimi pa paragjykime, të një takimi ku kulturat njohin njëra-tjetrën dhe ku vepra artistike bëhet ambasadorja më e mirë e shpirtit njerëzor. Por çfarë ndodh kur kjo shpresë përplaset me mungesën e transparencës, kur besimi i artistit vihet në sprovë dhe kur një veprimtari e promovuar si platformë prestigjioze ndërkombëtare shndërrohet në një përvojë ankthi, pasigurie dhe zhgënjimi?

Pikërisht në këtë udhëkryq të vështirë u gjend piktorja shkodrane Anila Hetoja, e cila në Beograd nuk u përball vetëm me një organizim të kontestuar, por edhe me nevojën për të mbrojtur dinjitetin e saj si artiste dhe si shqiptare. “E ai gjak që duhet t’jetë diku/ ban o Zot që t’jet tue vlue/ për me i’a nxe zemrën shqiptarit/ për ka gjuha e vendit t’parit”, vargëzon At Gjergj Fishta në këngën e katërt, “Vranina”, të Lahutës së Malcís. Ky kushtrim i përkatësisë, ky zjarr i gjakut që zgjohet kur dinjiteti vihet në provë, merr një domethënie tëveçantë në përvojën që piktorja shkodrane Anila Hetoja përjetoi në kryeqytetin serb.

Ajo u nis drejt Beogradit me gjuhën universale të artit, me veprat e saj, me përfaqësimin e Shqipërisë dhe me bindjen se krijimtaria mund të ndërtojë ura aty ku historia, politika dhe paragjykimet kanë ngritur mure. Por udhëtimi, që duhej të ishte një përvojë e rëndësishme artistike dhe një mundësi përfaqësimi ndërkombëtar, sipas dëshmisë së saj, përfi në një përballje të hidhur me një organizim që ngriti pikëpyetje serioze mbi transparencën, përgjegjshmërinë dhe respektimin e të drejtave të pjesëmarrësve. Kjo nuk është thjesht historia e një ekspozite që nuk shkoi sipas pritshmërive. Është rrëfimi i një përvoje që prek një çështje shumë më të gjerë, cenueshmërinë e artistëve përballë organizimeve që ndërtojnë reputacionin e tyre mbi premtime, tituj prestigjiozë, përzgjedhje ndërkombëtare dhe pritshmëri profesionale, por që duhet të dëshmojnë edhe me veprime konkrete se e meritojnë besimin e krijuesve.

Nga premtimi i bashkëpunimit te zhgënjimi

“Një përvojë që nisi si një bashkëpunim artistik ndërkombëtar dhe përfi në një zhgënjim të thellë”, kështu e përmbledh Anila Hetoja përjetimin e saj në aktivitetin “BELGRADE ART SALON& ATHENS AUCTION 2026”.

Për rreth gjashtë vite, Milinko Jelovac, Katarina Singidunum, Teodora Jelovac dhe Danilo Jelovac kishin organizuar aktivitete dhe simpoziume ndërkombëtare të artit, duke krijuar imazhin e një platforme bashkëpunimi mes artistëve nga vende të ndryshme. Ky aktivitet paraqitej si një mundësi për të ndërthurur përfaqësime kulturore, ekspozita, takime profesionale dhe një ankand ndërkombëtar. Pas aplikimeve dhe disa javësh pritjeje, u shpallën artistët e përzgjedhur për edicionin e vitit 2026. Ndër ta ishte edhe Anila Hetoja, e përzgjedhur si përfaqësuese e Shqipërisë.Sipas saj, komunikimi fillestar me organizatorët krijonte pritshmëri të rëndësishme. Artistëve u kërkohej të merrnin me vete flamujt kombëtarë të vendeve të tyre, pasi në aktivitet parashikohej pjesëmarrja e përfaqësuesve diplomatikë të shteteve pjesëmarrëse. Programi përfshinte pesë ekspozita në Beograd dhe një ankand në Athinë. Pas pesë ditësh në kryeqytetin serb, udhëtimi do të vijonte drejt Selanikut dhe më pas me avion drejt Athinës.

Në pamje të parë, gjithçka dukej se ishte konceptuar për t'i dhënë aktivitetit një dimension të mirëfilltë ndërkombëtar. Një program i tillë, me përfaqësime nga vende të ndryshme, me praninë e flamujve kombëtarë dhe me pretendimin për përfshirje diplomatike, natyrshëm krijonte besimin se pjesëmarrësit po hynin në një organizim me standarde të përcaktuara profesionale.

Dita e parë e takimit me artistët kaloi në një atmosferë të qetë dhe miqësore. Hetoja u njoh mepjesëmarrës nga Kanadaja dhe Québec-u, Spanja, Italia, Bullgaria, Hungaria, Zvicra dhe vende të tjera. Ishte një takim kulturash, përvojash dhe gjuhësh artistike, një prej atyre çasteve kur arti dëshmon se nuk ka nevojë për përkthyes për të komunikuar. Kjo ditë e parë e ekspozitës kaloi relativisht mirë. Megjithatë, sipas rrëfimit të saj, nisën të shfaqeshin shenja që vinin në pikëpyetje profesionalizmin e organizimit, mënyrën e prezantimit të veprave dhe mungesën e vëmendjes ndaj disa elementeve që në një aktivitet të kësaj natyre nuk janë hollësi dytësore, por pjesë e vetë standardit të tij.

Sepse një ekspozitë nuk është vetëm një hapësirë ku vendosen pikturat. Ajo është një marrëdhënie besimi ndërmjet artistit, kuratorit, organizatorit dhe publikut. Është një marrëveshje etike dhe profesionale, ku vepra duhet të prezantohet me dinjitet, autori të trajtohet me respekt dhe çdo premtim organizativ të ketë një mbështetje reale.

Kur mirësjellja nuk mjafton për të fshehur mungesën e transparencës

Dita e dytë ishte prezantuar si një moment i rëndësishëm i programit, pasi pritej pjesëmarrja e të ftuarve specialë dhe e përfaqësuesve të ambasadave të vendeve pjesëmarrëse.

Por, ndërsa pikëpyetjet shtoheshin, Anila Hetoja vendosi të kërkonte sqarime. Në prani të artistëve dhe të ftuarve të tjerë, ajo iu drejtua organizatorëve për të kuptuar më qartë përmbajtjen e kontratës, kushtet e pjesëmarrjes dhe mënyrën se si do të vijonte aktiviteti. Kishin mbetur vetëm dy ditë deri në përfundimin e programit dhe udhëtimit të planifikuar drejt Athinës. Përgjigjja që mori, sipas dëshmisë së saj, ishte krejtësisht e papritur. Komunikimi që deri atëherë ishte karakterizuar nga buzëqeshjet dhe mirësjellja, ndryshoi papritur ton. Organizatorja, tregon Hetoja, reagoi në mënyrë të ashpër, fyese dhe agresive. “Ishte pikërisht ai moment kur kuptova se situata ishte shumë më serioze nga sa e kishim menduar”, shprehet ajo. Këtu rrëfimi merr një tjetër peshë. Nuk bëhet më fjalë vetëm për mospërputhje organizative, përmangësi në prezantimin e një ekspozite apo për pakënaqësi ndaj programit. Bëhet fjalë për ndjesinë e pasigurisë që përjeton një njeri kur, në një vend të huaj, në një mjedis ku ka shkuar me besimin se është i mirëpritur, gjendet papritur përballë një komunikimi që e bën të ndihet i pambrojtur. “Ajo që më ka mbetur më fort në kujtesë nuk është vetëm përballja me organizatorët, por ndjesia e të qenit në mes të një grupi njerëzish, në një vend të huaj, në Beograd, ku papritur u gjenda në një situatë tejet të pakëndshme. Në atë çast nuk ndihesha më thjesht si një artiste pjesëmarrëse, por edhe si një shtetase shqiptare që kërkonte të mbronte dinjitetin e saj përballë një padrejtësie që po u bëhej artistëve ndërkombëtarë. Ngrita zërin sepse u ndjeva e zhgënjyer, e tradhtuar në besimin që kishim vendosur te organizatorët dhe, mbi të gjitha, sepse nuk mund të pranoja në heshtje atë që po ndodhte." Këto fjalë përbëjnë thelbin njerëzor të gjithë ngjarjes. Sepse dinjiteti nuk është një dekoratë që vendoset në gjoks dhe as një titull që fitohet në një ceremoni. Ai është kufiri që njeriu nuk pranon të shkelet, edhe kur gjendet në një pozitë të vështirë, larg vendit të vet dhe përballë një raporti të pabarabartë forcash. Të ngresh zërin në rrethana të tilla nuk është gjithmonë një akt i lehtë. Sidomos kur nuk ke sigurinë se si do të reagojë pala tjetër, çfarë pasojash mund të ketë përballja dhe nëse do të gjesh mbështetjen e nevojshme. Por pikërisht këtu qëndron rëndësia e qëndrimit të saj: në refuzimin për ta konsideruar heshtjen si zgjidhjen e vetme.

Veprat e mbetura peng dhe siguria e artistëve

Mbrëmja, sipas dëshmisë së Hetojës, përfi në një atmosferë tronditjeje dhe pasigurie. Shumë prej artistëve e kishin të vështirë të besonin se një veprimtari e paraqitur si platformë prestigjiozendërkombëtare mund të përfnte në rrethana të tilla.

Edhe më shqetësues është fakti që, sipas saj, disa pjesëmarrës ende nuk kanë arritur të marrin veprat e tyre artistike.

Kjo është një çështje që meriton vëmendje të veçantë. Për artistin, vepra nuk është thjesht një objekt me vlerë materiale. Ajo është një pjesë e kohës së tij, e përvojës, e kërkimit estetik, e mundit dhe e identitetit krijues. Në të janë përmbledhur orë të tëra pune, vendime artistike, përjetime dhe një pjesë e patjetërsueshme e vetvetes.

Kur një vepër mbetet e paarritshme për autorin e saj, nuk cenohet vetëm pronësia mbi një objekt.Cenohet edhe marrëdhënia e krijuesit me atë që ka prodhuar, me dëshminë e tij artistike dhe me të drejtën për të vendosur vetë mbi fatin e krijimit. Pas përshkallëzimit të situatës, artistët nisën të kontaktonin ambasadat e vendeve të tyre për tëraportuar atë që po ndodhte dhe për të kërkuar ndihmë. Këshillat që morën, sipas rrëfimit të Hetojës, ishin të përqendruara te siguria personale, të mos rrezikonin veten për shkak të veprave artistike apo procedurave të tjera.

Si grup, ata u organizuan për të kërkuar marrjen e veprave nga ekspozita dhe për të ndjekur rrugën ligjore për denoncimin e rastit në polici.

Për Anila Hetojën, situata u bë edhe më e ndërlikuar për shkak të nevojës për t'u kthyer në Shqipëri. Ajo u gjend përpara dilemës nëse duhej të përfshihej në procedurat e denoncimit apo të mendonte para së gjithash për sigurinë personale dhe kalimin e kufirit. Në mungesë të informacionit të mjaftueshëm mbi mënyrën se si mund të trajtohej emri i saj në këto procedura, vendosi të prioritizonte kthimin e sigurt në vendin e saj.

U kthye me zhgënjim të thellë dhe me një përjetim që, siç shprehet, i kishte lënë një shijejashtëzakonisht të hidhur. Një artist niset drejt një veprimtarie ndërkombëtare për të ndarë artin e tij, për të njohur kultura të tjera, për të krijuar miqësi dhe për të ndërtuar ura komunikimi. Nuk niset për t'u përballur me pasiguri, mungesë transparence apo rrethana që mund të cenojnë dinjitetin dhe sigurinë personale.

Ky është dallimi themelor ndërmjet një organizimi që i shërben artit dhe një organizimi që rrezikon ta përdorë emrin e artit si kapital reputacioni.

Kur dëshmitë individuale marrin përmasat e një shqetësimi ndërkombëtar

Përvoja e Anila Hetojës nuk duhet parë e shkëputur nga shqetësimet e raportuara edhe prej artistëve të tjerë pjesëmarrës në aktivitete të ngjashme.Në materialin e publikuar nga Rafael Drummer në platformën Artistic Avenue, përshkruhen dëshmi të artistëve ndërkombëtarë lidhur me veprimtari të organizuara në Beograd, nën emrin e ShoqatësKulturore të Beogradit, gjatë periudhës 2022–2026.

Sipas këtij materiali, pjesëmarrës nga vende të ndryshme kanë ngritur shqetësime për mënyrën se si programet e prezantuara në fazën fillestare kanë ndryshuar në praktikë, si dhe për mospërputhjet ndërmjet materialeve promovuese dhe përvojës konkrete të artistëve.

Artikulli evidenton pretendime për një model të përsëritur problematik në organizimin e rezidencave artistike dhe aktiviteteve të lidhura me ankande të prezantuara si pjesë e programeve ndërkombëtare. Vetë autori sqaron se qëllimi i publikimit nuk është të japë një përfundimtare ligjore kësaj çështje, por të dokumentojë dëshmi të përsëritura dhe të evidentojë një problem që, sipas pjesëmarrësve, është shfaqur në disa edicione të këtyre veprimtarive.

Ky dallim është thelbësor. Dëshmitë dhe pretendimet e publikuara meritojnë të dëgjohen, tëdokumentohen dhe të hetohen, por përgjegjësitë konkrete duhet të përcaktohen nga organetkompetente, mbi bazën e provave dhe procedurave ligjore. Përtej rastit konkret, çështja ngre një problem të rëndësishëm për të gjithë komunitetin artistikndërkombëtar, si mund të mbrohen krijuesit nga organizime që përdorin gjuhën e prestigjit kulturor, përzgjedhjet ndërkombëtare dhe premtimet e bashkëpunimit, pa garantuar domosdoshmërisht standardet që këto pretendime kërkojnë?

Në një botë ku artistët kërkojnë gjithnjë e më shumë mundësi për të ekspozuar jashtë kufijve të tyre, ku konkurset, rezidencat, bienalet, simpoziumet dhe ankandet janë bërë pjesë e rëndësishme e karrierës profesionale, verifikimi i organizatorëve është një domosdoshmëri. Reputacioni nuk mund të mbështetet vetëm te emrat, logot, fotografitë e ceremonive apo flamujt e shumë shteteve të vendosur në një sallë. Ai duhet të dëshmohet përmes transparencës kontraktore, përgjegjësisë financiare, trajtimit profesional të veprave dhe respektimit të të drejtave të pjesëmarrësve.

Arti nuk duhet të jetë një territor ku mungesa e transparencës justifikohet me entuziazmin krijues, ku artistit i kërkohet të besojë pa pasur garanci dhe ku aspirata për përfaqësim ndërkombëtar mund të shndërrohet në pikë dobësie.

Anila Hetoja, përfaqësimi si dinjitet dhe jo si dekor

Anila Hetoja është një piktore me pjesëmarrje dhe vlerësime në veprimtari kombëtare endërkombëtare. Por në këtë rast, përtej CV-së artistike dhe përvojës së saj krijuese, ajo përfaqëson një qëndrim, atë të artistit që nuk pranon që emri, vepra dhe dinjiteti i tij të trajtohen si elemente dytësore të një organizimi.

Në Beograd ajo kishte shkuar si artiste shqiptare, por përballë situatës së krijuar u ndie e detyruar të mbrojë edhe një dimension tjetër të përfaqësimit të saj. Flamuri që organizatorët u kishin kërkuar artistëve të merrnin me vete nuk ishte thjesht një simbol protokollar. Për të, ai merrte kuptimin e një përgjegjësie morale, të mos lejonte që dinjiteti i saj të cenohej dhe që zëri i saj të humbiste në një atmosferë pasigurie. Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se një përvojë e tillë nuk duhet shndërruar në një gjykim ndaj një populli apo një kombi. Përgjegjësia për veprimet konkrete u takon individëve dhe subjekteve që i kanë kryer ato, dhe jo një shoqërie të tërë. Arti, në vetë thelbin e tij, duhet të mbetet një mundësi komunikimi dhe jo një peng i paragjykimeve historike apo nacionaliste.Kjo e bën edhe më të rëndësishëm qëndrimin e një artisteje shqiptare në një kryeqytet të huaj, tëmbrojë veten pa e mohuar vlerën e komunikimit kulturor, të kërkojë drejtësi pa ushqyer urrejtje dhe të ruajë dinjitetin pa e kthyer përvojën personale në një përplasje mes popujsh.

Mesazhi i një artisteje që nuk zgjedh heshtjen

Në fund të rrëfimit të saj, Anila Hetoja përcjell një mesazh që kapërcen përvojën personale dhe idrejtohet gjithë komunitetit artistik: “Një aktivitet artistik ndërkombëtar duhet të ndërtohet mbi besimin, transparencën, respektin dhepërgjegjësinë. Arti nuk duhet të përdoret si mbulesë për praktika të paqarta apo për interesa që nuk kanë lidhje me vlerat e tij. Kjo përvojë ka lënë një përshtypje të hidhur jo vetëm tek unë, por edhe tek shumë artistë që morën pjesë me besimin se po bëheshin pjesë e një bashkëpunimi serioz ndërkombëtar.

Unë do të vazhdoj ta përfaqësoj Shqipërinë me dinjitet përmes artit tim, por besoj se është detyrë e çdo artisti të flasë kur përballet me padrejtësi dhe të mos heshtë përballë situatave që cenojnë të drejtat dhe dinjitetin e komunitetit artistik. Veprat artistike mund të mbeten peng, dokumentet mund të humbasin dhe dosjet mund të vonohen, por përjetimet dhe e vërteta e njerëzve që i kanë kaluar këto ngjarje nuk mund të fshihen!” Këto fjalë kanë një domethënie që shkon përtej një deklarimi publik. Ato dëshmojnë se artisti nuk është vetëm krijuesi i një bote estetike, por edhe një subjekt me të drejta, me përgjegjësi dhe me detyrimin moral për të mos pranuar cenimin e dinjitetit të vet.

Për Anila Hetojën, përvoja e Beogradit nuk duhet të jetë fundi i një përfaqësimi, por një arsye më shumë për të vijuar rrugëtimin artistik me vetëdije dhe dinjitet. Ajo nuk e mohon bashkëpuniminndërkombëtar, nuk i mbyll dyert e artit dhe as nuk heq dorë nga dëshira për të qenë pjesë ekomunikimit kulturor mes popujve. Përkundrazi, kërkon që këto marrëdhënie të ndërtohen mbi themele të ndershme.

Sepse arti nuk mund të jetë i lirë në një mjedis ku artisti ndihet i pambrojtur. Nuk mund të flasë për bukurinë, nëse njeriu që e krijon atë trajtohet pa respekt. Nuk mund të shpallë universalitetin, nëse marrëdhëniet që e mundësojnë atë mbështeten mbi paqartësi dhe mungesë përgjegjësie.Anila Hetoja u nis drejt Beogradit me pikturat e saj dhe me shpresën për të qenë pjesë e një takimi ndërkombëtar të kulturave. U kthye me një përvojë të hidhur, me pikëpyetje që kërkojnë përgjigje dhe me një dëshmi që meriton të dëgjohet. Por në këtë rrëfim ka edhe diçka që nuk mund të merret peng, vullneti për të mos heshtur.Veprat mund të presin kthimin te autorët e tyre, procedurat mund të kërkojnë kohë dhe përgjegjësitë mund të përcaktohen vetëm nga drejtësia. Por zëri i një artisti që kërkon transparencë dhe dinjitet nuk duhet të mbetet i vetëm.

Në fund të fundit, piktura nuk është vetëm ajo që vendoset në telajo. Është edhe mënyra se si artisti qëndron përballë botës, si mbron të drejtën e vet për të krijuar dhe si refuzon të bëhet pjesë e një heshtjeje që do ta cenonte më shumë se çdo padrejtësi.

Anila Hetoja e përfaqësoi Shqipërinë me artin e saj. Në Beograd, sipas dëshmisë që ajo sjell, iu desh ta përfaqësonte edhe me guximin për të mbrojtur dinjitetin. Dhe kjo është një vepër që nuk varet në mure, por mbetet në ndërgjegjen e atyre që besojnë se arti duhet të jetë gjithmonë në anën e lirisë, të së vërtetës dhe të njerëzores. Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.