Lajme Zone
Progres-raporti i KE-së/ Këlliçi: Vetëm kryeministri më i korruptuar mund ta quajë vlerësim
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Progres-raporti i KE-së/ Këlliçi: Vetëm kryeministri më i korruptuar mund ta quajë vlerësim

Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi ka bërë një reagim në ...

Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi ka bërë një reagim në rrjetet sociale lidhur me publikimin e Progres-Raportin për Shqipërinë 2026 nga Komisioni Europian.

Këlliçi shkruan se vetëm kryeministri Edi Rama ja ka dalë që ta bëjë Shqipërinë me “Regres Raport”. Sipas tij vetëm një kryeministër i korruptuar mund ta quajë vlerësim dhe sukses raportin e Bashkimit Europian.

Reagimi i plotë: Edi Rama ia doli ta bëjë Shqipërinë me Regres Raport!

Vetëm Kryeministri më i korruptuar në Europë mund ta quajë vlerësim dhe sukses raportin e BE, kur aty ngrihet shqetësimi për mbrojtjen e Belinda Ballukut dhe aferave të saj në Kuvend duke penguar drejtësinë, kur evidentohet abuzim i lartë në tenderat qeveritare, kur theksohet refuzimi i llogaridhënies, i komisioneve hetimore që ka kërkuar Partia Demokratike dhe opozita, kur vihet në dukje cënimi i lirisë së medias, ku thuhet hapur se fondet e IPARD III sërish nuk do të vijnë, pasi autoritetet këtu nuk bindin se nuk do t'i vjedhin prapë.

Këto janë vetëm disa nga "vlerësimet" e Komisionit, për Edi Ramën e qeverisjen e tij, ku qartazi del se ai është pengesa kryesore e integrimit të vendit tonë.

Sigurisht Narkoshteti i parë në Europë, nuk mund të trajtohet ndryshe! /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.