Urim Fiku Policia ka zbardhur vrasjen e 61-vjeçarit Urim Fiku në Bulqizë, duke arrestuar bashkëshorten dhe djalin e tij, të cilët dyshohen se bashkëpunuan për ta vrarë me armë zjarri, ndërsa fillimisht ishte raportuar se viktima ishte sulmuar nga një ari. Policia e Shtetit ka zbardhur ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë në fshatin Godvi të Bulqizës, ku 61-vjeçari Urim Fiku humbi jetën.
Ndonëse fillimisht u raportua se 61-vjeçari kishte humbur jetën si pasojë e sulmit nga një ari, hetimet e policisë dhe ekzaminimet mjekoligjore kanë zbuluar se ai ishte vrarë me armë zjarri.
Lidhur me ngjarjen, policia ka arrestuar bashkëshorten e viktimës, Sadete Fiku, 57 vjeçe, dhe djalin e tij, Gazmir Fiku, 33 vjeç, të dy banues në fshatin Godvi. Ata dyshohen se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vrarë 61-vjeçarin duke përdorur armë zjarri dhe mjete të forta prerëse.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, ndërsa fillimisht familjarët kishin raportuar se Urim Fiku ishte sulmuar nga një kafshë e egër, konkretisht nga një ari.
Pas hetimeve të policisë, nën drejtimin e Prokurorisë, është arritur të dokumentohet ngjarja dhe të identifikohen dy personat e dyshuar.
Gjatë veprimeve hetimore, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një pistoletë të modelit 54, së bashku me fishekë, si dhe një gëzhojë pistolete të gjetur në oborrin e banesës. Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet dhe rrethanat e plota të vrasjes së 61-vjeçarit.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Dibrës për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”, të kryera në bashkëpunim. "Zbardhet ngjarja e ndodhur në fshatin Godvi, Bulqizë, ku fillimisht u raportua se një shtetas kishte humbur jetën pas sulmit nga një kafshë e egër.
Arrestohen bashkëshortja dhe djali i tij, të dyshuar për vrasjen e tij me armë zjarri dhe mjete të forta prerëse.
Më datë 04.11.2026, nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Dibër, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, pas një hetimi intensiv, u bë i mundur dokumentimi i ngjarjes së ndodhur më datë 03.11.2026, në fshatin Godvi, Bulqizë.
Fillimisht, familjarët e shtetasit U. F. raportuan se ai kishte humbur jetën si pasojë e sulmit nga një kafshë e egër (ari), por nga hetimet e kryera dhe ekzaminimet mjekoligjore rezultoi se ky shtetas ishte vrarë me armë zjarri.
Në vijim të veprimeve hetimore, u bë ndalimi i shtetasve:
-S. F., 57 vjeçe dhe G. F., 33 vjeç, të dy banues në fshatin Godvi (përkatësisht bashkëshortja dhe djali i shtetasit U. F.).
Ndalimi i tyre u bë pasi dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vrarë me armë zjarri dhe mjete të forta prerëse shtetasin U. F.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë zjarri pistoletë, model 54, me fishekë, si dhe një gëzhojë pistolete, e gjetur në oborrin e banesës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Dibër për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”, kryer në bashkëpunim", njoftoi policia. Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, shemben muret e pallatit; një viktimë dhe disa të dëmtuar 4 Nëntor 2026, 15:1915:19Kronike Ngjarja në Bulqizë, reagon Policia: 29-vjeçari u vra aksidentalisht gjatë gjuetisë 4 Nëntor 2026, 15:0815:08Kronike Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë, dyshohet për një të vdekur dhe një të plagosur 4 Nëntor 2026, 14:4214:42Kronike Kapet me 1 kg kokainë 56-vjeçari në doganën e Muriqanit 4 Nëntor 2026, 14:0014:00Kronike Misteri i vdekjes së Urim Fikut në Bulqizë, shoqërohen në polici bashkëshortja dhe djali i viktimës 4 Nëntor 2026, 13:2113:21Kronike E rëndë në Itali, pronari shqiptar humb jetën në vendin e punës 4 Nëntor 2026, 12:3612:36Kronike

