Botohet në buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik, fituesi i koncesionit Milot-Balldre. Të tre ofertat ishin me të njëjtën vlerë, ndërsa fituese është shpallur Bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive “SALILLARI” sh.p.k. “ALB TIEFBAU” sh.p.k. “InfraKonsult” sh.p.k. “ERALD-G” sh.p.k., me vlerë totale të parashikuar për Kontratën 364,732,924.00 EUR pa TVSH. Bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive “Salillari” sh.p.k., “ALB TIEFBAU” sh.p.k, “InfraKonsult” sh.p.k., “ERALD-G” sh.p.k., me 93 pikë nga 100 pikë të mundshme. LEXO edhe...Milot-Balldren: kosto e lartë, apo perceptim i gabuar? OFERTAT E SKUALIFIKUARA * Bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive “4 A-M” sh.p.k., “YÜKSEL INŞAAT ANONİM ŞİRKETİ”, “SEED CONSULTING” sh.p.k., “TRANSPORT HIGHWAY CONSULTING” sh.p.k. me vlerë totale të parashikuar për Kontratën 364,732,924 EUR pa TVSH * Shoqëria “A.N.K” sh.p.k., “GJOKA KONSTRUKSION” sh.a. “A&E Engineering” sh.p.k. me vlerë totale të parashikuar për Kontratën 364,732,924 EUR pa TVSH; Autostrada e re me gjatësi 17 kilometra do të jetë e kategorisë A, pritet të përfjë në fund të 2028-ës, dhe është një nga segmentet më të rëndësishme të Korridorit Adriatiko-Jonian. Gjurma e aksit fillon në nyjën e Milotit, ku do të lidhet me segmentet e tjera rrugore Milot-Thumanë-Kashar-Lekaj dhe me Rrugën e Kombit, dhe do të përfjë në rrugën ekzistuese Tiranë –Shkodër, në Balldre. Kjo autostradë do të jetë me pagesë për qytetarët njëjtë si Thumanë-Kashar, ndaj do të shoqërohet edhe me rrugë alternative pa pagesë kategoria “C”. Rruga do të ndërtohet plotësisht me fondet e privatit, ndërsa fitimi i kompanisë do të jetë nga tarifat e kalimit, pasi rruga të hapet për qarkullim. SI.E./ReportTv.al milot balldre Salillari ALB TIEFBAU InfraKonsult ERALD G Komento Komente Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 68.8% I gabuar 22.9% Nuk e di 8.2% Vota total: 353 Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?

