Mohamed Salah (34 vjeç) ka përfunduar transferimin si lojtar i lirë te Trabzonspori, teksa nëntë sezonet e fundit i kaloi te Liverpooli në Premier League. Klubi turk ka siguruar shërbimet e një sulmuesi të djathtë me përvojë dhe statistika të shkëlqyera, ndërsa këmba e tij e majtë vazhdon të jetë një 'armë' e rrezikshme. Trabzonspori e mbylli sezonin e fundit në vendin e tretë me 69 pikë në 34 ndeshje. Skuadra shënoi 61 gola dhe pësoi 39, duke treguar një ekuilibër të mirë, por kishte nevojë për më shumë cilësi në krahun e djathtë të sulmit. Në ndeshjet përgatitore të verës, Trabzonspori fitoi 1-0 ndaj Udineses me golin e Ernest Muçit, por u mposht nga Eintracht Frankfurti dhe Al-Sadd, rezultate që tregojnë se skuadra kishte nevojë për një lojtar elitar në krah. LEXO EDHE:VIDEO/ Ernest Muçi i shënon supergol Udineses dhe i jep fitoren Trabzonsporit në miqësoren verore Në sezonin e fundit në Premier League, Salah zhvilloi 27 ndeshje me Liverpoolin, duke luajtur 2,148 minuta dhe duke shënuar 7 gola e dhënë 7 asistime. Ai krijoi 49 pasime kyçe dhe 11 raste të pastra për gol, duke dëshmuar se mbetet një kërcënim i vazhdueshëm për mbrojtjet kundërshtare. Salah realizoi 68 goditje, prej të cilave 57 nga brenda zonës, ndërsa shënoi edhe penalltinë e vetme që ekzekutoi. Në nivel ndërkombëtar, gjatë Kupës së Botës 2026, Salah shënoi 1 gol dhe dha 2 asistime në pesë ndeshje si titullar me Egjiptin. Ai krijoi 16 pasime kyçe, kompletoi 107 pasime të sakta me 79.3% saktësi, realizoi 8 driblime të suksesshme dhe fitoi duele në 48 përballje. Momo Salah kishte shumë oferta, por duket se Trabzonspori e bindi edhe me projektin sportiv, veç anës financiare. Pjesë e klubit turk është edhe sulmuesi i Kombëtares, Ernest Muçi, që pritet të ndajë formacionin me Salah. S.Dh/Shqiptarja.com TAG: turqi Trabzonspor Mohamed Salah Ernest Muçi Komente Komento Sondazhi i ditës:
31 Korrik, 15:00
Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 57.2% 100 bashki (PD) 16% 61 bashki (si sot) 26.8% Vota total: 6139 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 31 Korrik, 15:00 Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?

