Lajme Zone
Shkrirja e Maliqit me Korçën, i moshuari tenton të godasë me bastun kryetarin
PolitikëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Shkrirja e Maliqit me Korçën, i moshuari tenton të godasë me bastun kryetarin

Një situatë e tensionuar është shënuar ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Maliqit, e thirrur për të diskutuar Reformën e re Territoriale, që parashikon shkrirjen e disa bashkive dhe bashkimin e tyre me të tjera. Në rendin e ditës ishte parashikuar miratimi i qëndrimit zyrtar të Këshillit Bashkiak Maliq, i cili do t’i përcillej Kuvendit në kuadër të procesit të rishikimit të ndarjes administrativo-territoriale.

Mbledhja, e njoftuar për në orën 10:00, është mbyllur pas qëndrimit të grupit të këshilltarëve të majtë, të cilët deklaruan se nuk do të merrnin vendim për propozimin që duhet t’i dërgohet Parlamentit. Për këtë arsye, kryetari i Këshillit Bashkiak vendosi të ndërpresë mbledhjen. Vendimi shkaktoi reagime të forta nga këshilltarët e opozitës dhe qytetarët e pranishëm, ndërsa këshilltarët e majtë u larguan nga salla.

Tensionet u shtuan më tej kur një i moshuar hyri në ambientet e sallës me shkop në dorë, duke kundërshtuar mbylljen e mbledhjes. I moshuari debatoi me kryetarin e Këshillit Bashkiak, ndërsa situata u shoqërua me përplasje verbale dhe reagime nga të pranishmit. Ngjarja vjen në një moment kur Reforma Territoriale ka hapur debat në disa bashki, për shkak të propozimeve për ndryshimin e kufijve dhe bashkimin e njësive vendore.