Mbrëmja përmbyllëse e “Shkodra Jazz Festival” solli në sheshin para Bashkisë Shkodër performancat e Tiziana Cappellino Trio dhe Mario Marzi & String Quintet, duke krijuar një atmosferë të veçantë për publikun. Drejtori artistik i festivalit, Florian Jakaj, thotë se përshtypjet e artistëve pjesëmarrës të këtij edicioni për Shkodrën dhe publikun e saj kanë qenë pozitive. LEXO edhe...Zjarret në pyje, ekspertët: Dëmi ekologjike me pasoja që zgjasin! Erozioni i tokës do të jetë më i madh “Ishte një edicion i veçantë. Kishim një bashkëpunim të rëndësishëm nga Hollanda, me 2 artiste neë soul në Shqipëri. Është e domosdoshme që aktivitete të tilla të mbështeten më fort. Ne mhemi që të shtojmë publikun dhe të formojmë një brez dashamirës ndaj Jazz-it. Artistët u larguan me keqardhje nga Shkodra. U pëlqeu qyteti, natyra, atmosfera dhe thanë që do të rikthehen” tha Jakaj. Me koncertin përmbyllës, edicioni XVII i “Shkodra Jazz Festival” mbylli një tjetër rrugëtim muzikor, duke konfirmuar tashmë traditën e krijuar ndër vite dhe vendin e jazz-it në kalendarin kulturor të Shkodrës. U.D/E.H/ReportTv.al Shkoder festival Jazz Komento Komente Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 29.6% Drejtësia 67.8% Nuk e di 2.5% Vota total: 199 Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?
