Tre persona janë shpallur në kërkim nga policia e Shkodrës për veprat penale “Vrasje me paramendim e mbetur ne tentative“ dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit“. Sipas policisë, një 25-vjeçar dyshohet se më 11 tetor ka hyrë në një fushë sportive në Shkodër dhe i ka drejtuar armën një 27-vjeçari, me qëllim vrasjen e tij. LEXO edhe...Më pak gështenja në Reç, fshatin e njohur për këtë kulturë në Malësi të Madhe! Shkak thatësira Ndërsa në rastin e dytë, dy persona të moshave 40 dhe 37 vjeç, më 12 tetor dyshohet se kanë kërcënuar me armë zjarri dhe kanë dhunuar me grushte një 38-vjeçar në një lokal, duke e dëmtuar në fytyrë. Njoftimi i policisë: DVP Shkodër Zbardhen dy raste të tentativës për vrasje dhe kanosjes me armë zjarri. Identifikohen dhe shpallen në kërkim 3 shtetas. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër shpallën në kërkim për veprat penale “Vrasje me paramendim e mbetur ne tentative“ dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit“ shtetasin K. F., 25 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se më datë 11.10.2026, ka hyrë në një fushë sporti (kalçeto), në Shkodër, dhe i ka drejtuar armën shtetasit J. U., 27 vjeç, me qëllim vrasjen e tij. Gjithashtu, këta specialistë shpallën në kërkim për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kanosja” dhe “Dëmtime të tjera me dashje” të kryera në bashkëpunim shtetasit F. Gj., 40 vjeç, dhe F. S., 37 vjeç, të dy banues në Shkodër, pasi dyshohet se më datë 12.10.2026, në një lokal në Shkodër, kanë kanosur me armë zjarri dhe kanë goditur me grushte shtetasin E. Ç., 38 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë. Punohet për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë A.C/ReportTv.al Shkoder Komento Komente Sondazhi i ditës: Berisha kundër votimit elektronik në 2027, a besoni se mund të manipulohet? Po 26% Jo 69.3% Nuk e di 4.7% Vota total: 1000 Sondazhi i ditës: Berisha kundër votimit elektronik në 2027, a besoni se mund të manipulohet?

