Lajme Zone
Shkodër, 25-vjeçari rrëzohet aksidentalisht në një lokal, transportohet me helikopter në Tiranë
Të tjeraEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Shkodër, 25-vjeçari rrëzohet aksidentalisht në një lokal, transportohet me helikopter në Tiranë

Një 25-vjeçar është dëmtuar në kokë pas një rrëzimi aksidental në një lokal në qytetin e Shkodrës.

Një 25-vjeçar është dëmtuar në kokë pas një rrëzimi aksidental në një lokal në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00. Sipas informacionit paraprak të Policisë, shtetasi me inicialet M. Ll., banues në Shkodër, dyshohet se ka rrëshqitur aksidentalisht brenda lokalit, duke pësuar dëmtime në kokë. Pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodrës, 25-vjeçari është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për të dokumentuar dhe sqaruar rrethanat e ngjarjes.