Lajme Zone
“Autobusat e linjës parkojnë në mes të rrugës, duam 30 minuta të dalim nga Kombinati”
Të tjeraJOQ Albania

“Autobusat e linjës parkojnë në mes të rrugës, duam 30 minuta të dalim nga Kombinati”

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një situatë që, sipas tij, përsëritet çdo ditë në zonën e Kombinatit.

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një situatë që, sipas tij, përsëritet çdo ditë në zonën e Kombinatit.

Në videon e dërguar në redaksi shihen autobusë të linjës Kinostudio të parkuar në mes të rrugës, duke krijuar vështirësi për qarkullimin e mjeteve dhe duke shkaktuar radhë të gjata.

Qytetari thotë se për shkak të kësaj situate, dalja nga Kombinati mund të zgjasë deri në 30 minuta, ndërsa kërkon ndërhyrjen e policisë për të shmangur parkimin e autobusëve në rrugë dhe zhvendosjen e tyre në një pikë tjetër, pranë rrethrrotullimit më poshtë.

“Ky shqetësim është çdo ditë në Kombinat. Autobusët e linjës Kinostudio parkojnë në mes të rrugës. Duam 30 minuta të dalim nga Kombinati. Duhet të merren masa nga policia”, shkruan qytetari.

Banorët dhe drejtuesit e mjeteve kërkojnë që situata të marrë një zgjidhje, pasi bllokimi i përditshëm i rrugës po kthehet në një pengesë serioze për qarkullimin në zonë.