Lajme Zone
Shkeli perimetrin e sigurisë në Ksamil, gjobitet drejtuesi i gomones
PolitikëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Shkeli perimetrin e sigurisë në Ksamil, gjobitet drejtuesi i gomones

Një drejtues gomoneje është ndëshkuar me gjobë prej 500 mijë lekësh të reja, pasi shkeli perimetrin e sigurisë detare në zonën e Gjirit të Hartës, në Ksamil, duke lundruar brenda hapësirës së rezervuar për pushuesit dhe duke rrezikuar jetën e tyre.

Një drejtues gomoneje është ndëshkuar me gjobë prej 500 mijë lekësh të reja, pasi shkeli perimetrin e sigurisë detare në zonën e Gjirit të Hartës, në Ksamil, duke lundruar brenda hapësirës së rezervuar për pushuesit dhe duke rrezikuar jetën e tyre. Sipas Policisë së Shtetit, shkelja u filmua nga qytetarët dhe u denoncua menjëherë, ku si rezultat i ndërhyrjes, autoritetet identifikuan drejtuesin e mjetit lundrues, bllokuan gomonen dhe vendosën ndaj tij masën administrative me gjobë prej 500 mijë lekësh. Policia Kufitare u ka bërë apel të gjithë drejtuesve të mjeteve lundruese që të respektojnë me rigorozitet perimetrin e sigurisë në plazhe dhe rregullat e lundrimit, duke theksuar se çdo shkelje që rrezikon jetën dhe sigurinë e pushuesve do të ndëshkohet sipas legjislacionit në fuqi. Autoritetet njoftojnë se kontrollet intensive në të gjitha zonat bregdetare do të vijojnë gjatë gjithë sezonit turistik, ndërsa falënderojnë qytetarët për bashkëpunimin dhe denoncimet që ndihmojnë në parandalimin e rasteve të tilla.