Ron Yeffet dhe Michael Federmann / Parlamenti miratoi huanë amerikane, por qeveria ka nënshkruar 2 kontrata sekrete: 400 milionë euro me 'Elbit Systems' të Michael Federmann (kompani e pezulluar nga NATO për korrupsion) dhe 300 milionë të tjera me 'Timak Defence' të Ron Yeffet (me dosje në SHBA për mashtrime). Të dy janë miq të Ramës; Federmann ka marrë koncesionin e Shkollës së Aviacionit, Yeffet ka monopolin e armëve dhe rezervës së karburanteve... Parlamenti miratoi marrëveshjen me SHBA, për marrjen e një huaje direkte, në kuadër të Programit të Financimit Ushtarak, për blerje armatimesh të avancuara, nënshkruar mes Ministrisë së Financave dhe Agjencisë Amerikane për Bashkëpunimin në Sigurinë e Mbrojtjes.
Por për blerjen e armatimeve e pajisjeve ushtarake, Qeveria Shqiptare ka nënshkruar dhe 2 kontrata të tjera, mes kompanisë shtetërore “Kayo” të ministrisë së Mbrojtjes dhe dy izraelitëve kontravers Ron Yeffet e Michael Federmann, miq e klientë të kryeministrit Edi Rama.
Kontrata 400 milionë Euro, me firmën izraelite të pezulluar nga NATO për afera me armët
Një nga kontratat për blerje armtimesh e pajisjesh ushtarake, është ajo me kompaninë “Elbit Systems Ltd” në pronësi të izraelitit 83-vjeçar Michael Ilan Yoel Federmann; me filailin e saj “Elbit Systems-Dega-Shqipëri”, regjistruar më 12 maj 2026 në Qendrën Kombëtare të Biznesit, Kontrata po mbahet sekret, por sipas informacionit që ka siguruar “Pamfleti nga burime brenda ministrisë së Financave, rezulton se vlera e saj është 400 milionë Euro financim nga buxheti i Shtetit Shqiptar me afat pagese për 15 vite.
Në muajin korrik 2025, qeveria shqiptare nënshkroi marrëveshjen me kompaninë private izralite “Elbit Systems Ltd”, duke përdorur si maskë Qeverinë Izraelite, firmosur nga ish-Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu dhe Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz.
Marrëveshja u pranua publikisht nga ish-ministri Pirro Vengu më 26 janar 2026, dhe u servir si bashkëpunim normal mes dy qeverive Shqipëri-Izrael në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Por rezultoi se nuk është marrëveshje mes dy qeverive, por një biznes sekret me vlerë 400 milionë Euro, që Qeveria Shqitare do paguajë për blerje armatimesh e pajisjesh, mes tyre murtaja e dronë nga kompania izraelite “Elbit Systems Ltd”; pr të cilat kompania izraelite do t’i sigurojë vetë fondet nga bankat, ndërsa Shqipëria i ka garantuar pagesën e kredisë me 9.4% interes.
Edi Rama, urdhëroi firmosjen e kontratës, megjithëse 2 muaj para negocimit, kompania “Elbit Systems” u pezullua nga Agjencia e Prokurimit e NATO-s, për shkak korrupsioni, falsifikimesh, ryshfetesh e veprime të sanksionueshme në kontrata armatimesh, publikuar me dokumente nga media holandeze “Follow the Money” dhe gazetat belge “Le Soir” e “Knack”.
Kontrata 300 milionë Euro, me izralitin Ron Yeffet, me dosje në SHBA për mashtrime
Por Edi Rama, ka futur në biznesin e armëve dhe pajisjeve ushtarake me skenë monopol, dhe mikun izraelit Ron Yeffet, duke krijuar shoqërinë “Kayo” në vartësi të ministrisë së Mbrojtjes.
Më 4 gusht 2025, shoqëria “Kayo” e ministrisë së Mbrojtjes dhe kompania “Timak” e izraeliteti Ron Yeffet, krijuan shoqërinë “Timak Defence”, në të cilën, Ron Yeffet ka 80% të aksioneve.
Kjo shoqëri e përbashkët shtet-privat, ka si objekt biznesin në industrinë ushtarake dhe shit-blrje të armatimeve e pajisjeve luftarake nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë, me financim kontratash në vlerë 300 milionë Euro, por afati i aktivitetit nuk është përcaktuar.
Gjithashti, izraleti Michael Ilan Yoel Federmann i kompanisë “Elbit Systems Ltd”, përveç kontratës 400 milionë Euro për armët, ka marrë koncesionin e Shkollës së Aviacionit në Vlorë.
Izraeliti tjetër Ron Yeffet, përveç monopolit të armatimeve me vlerë 300 milionë Euro, ka marrë koncesionin e rezervave shtetërore të karburantave për 20 vite, me vlerë fitimi 75 milionë Euro; ndërsa më 18 qershor 2026 krijoji kompaninë “Timak Aviation" në Shqipëri./Pamfletiron yeffet michael federmann afera e armëve Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia Rama vulos pazarin me turqit, “Osmani” merr 88.5 hektarë tokë në Vlorë për 1 euro 30 Korrik 2026, 22:4222:42Anti-Mafia E njëjta skemë, të njëjtët përfitues: Nuk kanë fund skandalet me startup-et, ndahen miliona mes burrit e gruas 30 Korrik 2026, 16:5016:50Anti-Mafia Fillon zbatimi i platformës “BESA”; i vihet zjarri Pyllit të Sodës në Vlorë, Gjirit të Llamanit në Himarë dhe “Gjirit të Hartës” në Ksamil 29 Korrik 2026, 12:4812:48Anti-Mafia Skandali me fondet e startup-eve, paratë e taksapaguesve shkojnë tek 'klientët' e ministres Ibrahimaj dhe drejtorit Arjan Ymeri (lista e kompanive) 28 Korrik 2026, 13:0013:00Anti-Mafia Dosja e gjyqtarit Hazbi Balliu: 6 shkarkime nga puna si jurist në Dibër, pasuri të paligjshme dhe punë të zeza në Prishtinë 28 Korrik 2026, 12:5712:57Anti-Mafia Italia kërkon hetimin e Andrea Çaushit që trafikoi 3.8 ton drogë; SPAK hesht, ndërsa Edi Rama i dha Kalanë e Lëkurësit 27 Korrik 2026, 12:2912:29Anti-Mafia

