Lajme Zone
Vodhi miliona në shëndetësi dhe nga fondet e BE, Ilir Beqaj del nga burgu
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Vodhi miliona në shëndetësi dhe nga fondet e BE, Ilir Beqaj del nga burgu

Me këtë vendim, Beqaj do ta vijojë procesin penal nën masën e arrestit në shtëpi.

Ilir Beqaj Edhe pse SPAK e akuzon për korrupsion dhe përfitime të paligjshme me vlerë miliona euro në dosjen SASPAC, ndërsa është i pandehur edhe për koncesionin e sterilizimit, GJKKO vendosi t'i zëvendësojë masën e sigurisë me "arrest në shtëpi". Një nga dosjet më të bujshme të SPAK për abuzim me miliona euro fonde publike, nuk e mban më në qeli ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Megjithëse Prokuroria e Posaçme e akuzon për korrupsion dhe vepra të tjera penale në çështjen SASPAC, si edhe e ka marrë të pandehur për koncesionin e sterilizimit, GJKKO vendosi ndryshimin e masës së sigurisë në "arrest në shtëpi".

Me këtë vendim, Beqaj do ta vijojë procesin penal nën masën e arrestit në shtëpi.

Ish-ministri po hetohet në kuadër të çështjes SASPAC, ku SPAK e akuzon për disa vepra penale, mes tyre korrupsion, shkelje të barazisë në tendera, mashtrim dhe fshehje pasurie. Ai u arrestua në korrik të vitit 2024.

Kërkesa e Beqajt bazohej në pretendimin për tejkalim të afateve të paraburgimit, duke iu referuar një vendimi njësues që përcakton se, kur gjykata e seancës paraprake kthen një çështje për hetime të mëtejshme, afati i seancës paraprake konsiderohet pjesë e afatit të hetimeve paraprake.

Një ditë më parë, gjykata ndryshoi masën e sigurisë edhe për të dyshuarin tjetër, Ermal Kurtulaj, i cili është pjesë e dosjes së SASPAK.

"Mori vendimin për kthimin mbrapsht të akteve të dosjes në Prokurori. Ky vendim bën që afatet e mëparshme të bashkohen me afatet e hetimit paraprak, ndërsa afatet e paraburgimit shuhen. Vendimin e sotëm nuk do ta apelojmë, ashtu siç nuk do ta apelojë as Prokuroria. Edhe Prokuroria ishte dakord me masën e sigurisë "arrest në shtëpi". Tani i takon Prokurorisë të marrë vendimin për ekzekutimin e vendimit të gjykatës dhe unë pres që zoti Beqaj të shkojë në shtëpi. Zoti Beqaj ishte i lumtur që do të kthehet në shtëpi, por prej më shumë se dy vitesh jemi sorollatur për një çështje që nuk duhej të kishte ndodhur kurrë.

Ky është një vendim i balancuar, që i jep mundësi Prokurorisë të provojë akuzën, e cila deri më sot mbetet e paqartë. Shpresoj që Prokuroria të tregohet korrekte në përmbushjen e detyrave që do t'i lërë gjykata. Afatet e paraburgimit shuhen. Kemi më shumë se dy vjet dhe ato tashmë janë tejkaluar", tha avokati i Beqajt. Përveç çështjes së SASPAC Ilir Beqaj u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK edhe për koncesionin 100 milionë euro të sterilizimit. Ndaj tij fillimisht u caktua masa e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur”.

Ilir Beqaj u zgjodh ministër i Shëndetësisë në kabinetin e parë të kryeministrit Edi Rama dhe gjatë drejtimit të tij në vitet 2013-2017, u firmosën tre kontrata koncesionare prej dhjetëra milionë eurosh për shërbime të sistemit shëndetësor.

Prej vitit 2021, Beqaj drejtonte Agjencinë Shtetërore të Programit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, SASPAC, post nga u dorëhoq në nëntor të vitit 2023. Në tetor të atij viti ai u bë gjithashtu pjesë e grupit negociator për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Veç për aferën e sterilizimit, Beqaj është dërguar për gjykim edhe për aferën korruptive me fondet e ndihmës nga Bashkimi Evropian nëpërmjet procedurave të pavërteta të prokurimit dhe pastrimit të parave përmes faturave fiktive, në kohën kur ai drejtonte SASPAC.lirohet nga burgu ilir beqaj 3 Komente g gazetari 31 Korrik 2026, 12:19 Keshtu do te dalin te gjithe pushtetaret qe kane rjepur kete popull. Sorollat e sorollat, dosjet e pastaj i nxjerrin me afatet e paraburgimit. E kesht bejne ca muaj bur komod dhe pastaj gezojn ete lire pasurine perrallore te vjedhur. Rrofe kontrata Besa e e Edi Rames! Rrofshin perrallat e Klodian Brahos per "dosjet qe ka ne hetim" hetim qe zgjat me dhjetra vjet deri pas vdekjes se te pandehurve. Dhe Braho po kerkove te futesh me thelle, te ndalon rreptesisht se "ke te besh me sekret hetimor!!" Përgjigjjuni A Avokati 31 Korrik 2026, 12:19 Bravo Drejtesia kjo eshte nga provat me te forta qe Drejtesia nuk funksionon ne Shqiperi vodhi miliona Euro Sot eshte dita qe ja hedh pa lagur nese kjo vjedhje e frikshme do kishte ndodhur ne vend tjeter Ky Hajdut i frikshem nuk do ta kishte pare me driten e Djellit nje Bravo e Madhe per SPAK . Dite e Zeze per Shqiperine Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Neritan Nallbati largohet si drejtues i Policisë Kriminale, emri që e zëvendëson 31 Korrik 2026, 11:4711:47Aktualitet Radhë kilometrike në kufi, problemi teknik në Greqi bllokon kalimet në Qafë Botë 31 Korrik 2026, 11:2111:21Aktualitet Reforma Territoriale/ Memaliaj dhe 53 e fshatatat e saj mosbindje civile, do bllokohet aksi i Jugut 31 Korrik 2026, 11:0511:05Aktualitet Skandal ushqimor/ Si u futën në Shqipëri 1.2 ton bajame me cianid, produkti toksik u shpërnda në 5 qytete 31 Korrik 2026, 10:4110:41Aktualitet Propozimi i PS-së për Reformën Territoriale/ Protestë në Klos, administrata e bashkisë bojkoton punën; tubime në Belsh dhe Prrenjas 31 Korrik 2026, 09:1009:10Aktualitet Temperatura 42 gradë, meteorologia: Sot dita më e nxehtë 31 Korrik 2026, 08:4108:41Aktualitet