Një 31-vjeçar në Lushnje është arrestuar për shitje heroine e kokaine pranë shkollave të mesme. Medjon Sulko (Karamani), ndodhej nën hetim prej një muaji. Ai u kap pranë një shkolle të mesme në Kolonjë. Atij i është sekuestruar edhe një makinë tip “Audi SQ8” me vlerë rreth 50 mijë euro. LEXO edhe...Protesta/ Gjimnazistët në Lezhë bojkotojnë mësimin, thyejnë xhamat e shkollës! Përplasen me policinë (VIDEO) Njoftimi i plotë: Lushnjë/Finalizohet si rezultat i një hetimi njëmujor, operacioni i koduar “Kontigjenti". Goditet një tjetër tentativë për të shitur droga të forta, në afërsi të shkollave të mesme. Me doza Heroine dhe Kokaine me vete, gati për shitje, arrestohet në afërsi të një shkolle të mesme në Kolonjë, 31-vjeçari, i arrestuar dhe më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. 31-vjeçari posedonte një automjet me vlerë 50 000 euro, i dyshuar produkt i veprimtarive në këtë fushë. Sekuestrohen automjeti dhe sasitë e lëndëve narkotike Heroinë dhe Kokainë, ndarë në doza. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i një hetimi proaktiv, të kryer në koordinim me Prokurorinë, për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të një shtetasi, në fushën e narkotikëve, finalizuan operacionin e koduar “Kontigjenti”, gjatë të cilit u arrestua në flagrancë, në afërsi të një shkolle të mesme në Kolonjë, shtetasi M. S.(K.), 31 vjeç, banues në Kolonjë. Gjatë kontrollit fizik, 31-vjeçarit iu gjetën doza të lëndëve të dyshuara narkotike Heroinë dhe Kokainë, gati për shitje. Më tej, gjatë kontrollit në banesën e tij, u konstatua se posedonte 1 automjet tip “Audi SQ8” me vlerë rreth 50 000 euro, të cilin dyshohet se e ka përfituar nga veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë. P.J/ReportTv.al droge arrestim Fier lushnje Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 17.2% Jo 79.4% Disi 3.4% Vota total: 1794 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?

