344 kuti me fishekzjarrë janë sekuestruar në një banesë në Tiranë që shërbente si magazinë. Një 24-vjeçar ka përfunduar në pranga pasi mendohet se ai do t’ua shiste ato protestuesve. Lëndët piroteknike të sekuestruara kanë një vlerë prej 40 mijë eurosh. LEXO edhe...Qeveri, Kuvend: Më mbroni si qytetar! Njoftimi i plotë: Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Fireworks”. Zbulohet një banesë ku ishin magazinuar lëndë piroteknike të kontrabanduara, dyshohet për t’ua shitur pjesëmarrësve në protestat e ditëve të fundit, arrestohet 24-vjeçari. Sekuestrohen 344 kuti me lëndë piroteknike të ndryshme, me vlerë rreth 40 000 euro. Si rezultat i kontrolleve dhe punës operative, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas që kishte magazinuar në banesë sasi të konsiderueshme lëndësh piroteknike, me qëllim përdorimin për qëllime të kundërligjshme, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizuan operacionin e koduar “Fireworks”. Si rezultat i operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi E. R., 24 vjeç. Nga kontrolli në katin e parë të banesës së 24-vjeçarit, në rrugën “Jargavani”, u gjetën 344 kuti me lëndë piroteknike, që dyshohet se ky shtetas ua furnizonte personave të maskuar e të dhunshëm gjatë protestave të tri ditëve të fundit. Vijojnë kontrollet dhe veprimet hetimore për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. P.J/E.H/ReportTv.al Tirane arrestim protestat kunder qeverise fishekzjarre Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 17.1% Jo 79.4% Disi 3.5% Vota total: 1872 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?
