Lajme Zone
Arrestohet 24-vjeçari në Tiranë, i kapen fishekzjarrë me vlerë 40 mijë euro, dyshohet se do ua shiste protestuesve
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Arrestohet 24-vjeçari në Tiranë, i kapen fishekzjarrë me vlerë 40 mijë euro, dyshohet se do ua shiste protestuesve

Një 24-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi në banesën e tij janë zbuluar 344 kuti me lëndë piroteknike të kontrabanduara, me vlerë rreth 40 mijë euro.

Një 24-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi në banesën e tij janë zbuluar 344 kuti me lëndë piroteknike të kontrabanduara, me vlerë rreth 40 mijë euro. Sipas Policisë, dyshohet se lëndët piroteknike do t’u shiteshin personave të maskuar dhe të dhunshëm gjatë protestave të tri ditëve të fundit. Operacioni u kodua “Fireworks”, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë. Njoftimi i policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Fireworks”.

Zbulohet një banesë ku ishin magazinuar lëndë piroteknike të kontrabanduara, dyshohet për t’ua shitur pjesëmarrësve në protestat e ditëve të fundit, arrestohet 24-vjeçari.

Sekuestrohen 344 kuti me lëndë piroteknike të ndryshme, me vlerë rreth 40 000 euro.

Si rezultat i kontrolleve dhe punës operative, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas që kishte magazinuar në banesë sasi të konsiderueshme lëndësh piroteknike, me qëllim përdorimin për qëllime të kundërligjshme, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizuan operacionin e koduar “Fireworks”.

Si rezultat i operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi E. R., 24 vjeç.

Nga kontrolli në katin e parë të banesës së 24-vjeçarit, në rrugën “Jargavani”, u gjetën 344 kuti me lëndë piroteknike, që dyshohet se ky shtetas ua furnizonte personave të maskuar e të dhunshëm gjatë protestave të tri ditëve të fundit.

Vijojnë kontrollet dhe veprimet hetimore për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. Top Channel