Lezha, Shkodra, Burreli, Laçi, Elbasani, Korça, Vlora janë zgjuar këtë të premte me protesta. Të rinjtë, gjimnazistë dhe studentë, kanë bojkotuar mësimin dhe kanë dalë në rrugë për të protestuar. Në rrethe, tubimi shënon ditën e dytë të protestave.
Ndërkohë, në Lezhë ka pasur tensione mes protestuesve dhe Policisë, ku palët janë përplasur fizikisht. Në drejtim të një gjimnazi janë hedhur gurë. Më pas, Policisë i është dhënë urdhër të tërhiqet dhe të shmangë përplasjet me të rinjtë.
Ndërkohë, në Tiranë është njoftuar një tjetër protestë për këtë të premte, në orën 10:00, por deri më tani protestuesit nuk janë mbledhur. Në tri ditët e mëparshme të protestave, tubimi ka nisur nga Ministria e Arsimit.
Kryeministri Edi Rama ka shkuar sot pranë bizneseve të dëmtuara nga flakët e vendosura nga protestuesit një natë më parë në Tiranë.
“Kjo flakë nuk është e studentëve, edhe këtë sprovë do ta kalojmë bashkë”, ka deklaruar ai.
Përditësimi orë pas ore i të gjitha zhvillimeve të ditës së sotme, 16 tetor 2026, përgatitur nga gazetarët e redaksisë së Top Channel Web, raportuar nga gazetarët e Top Channel në terren, Anila Hoxha, Elda Menga, Kristi Gongo dhe Dorjana Bezat, dhe korrespondentët tanë në rrethe, po ashtu edhe nga gazetaret e Top News në terren, Kleida Muka, Geriola Hate dhe Sagita Kumria: Tensionohet situata në Shkodër, protestuesit sulmojnë sërish godinën e PS
Aktualitet Gjykata lë në burg një prej protestuesve të arrestuar gjatë ditës së parë të përplasjeve, 6 lihen në arrest shtëpie, detyrim paraqitje për 12 të tjerë
Aktualitet Për të dytën ditë, grumbullohen protestuesit edhe në Korçë
Aktualitet Zgjerohet harta e protestës, nisin shoqërimet në Burrel, thyhen xhamat e Pallatit të Kulturës në Laç
Aktualitet Dita e dytë e protestës në Elbasan, tensionohet situata, protestuesit i vënë flakë kazanëve të mbeturinave
Aktualitet Tensionohet situata në Lezhë, nisin përplasjet mes protestuesve dhe policisë, efektivët goditen me gurë
Aktualitet Kryeministri Rama pranë biznesit të djegur në Tiranë: Kjo flamë nuk është e studentëve, edhe këtë sprovë do ta kalojmë bashkë
Aktualitet Top Channel

