Lajme Zone
Shi, shtrëngata dhe stuhi/ Bashkia e Himarës paralajmëron pushuesit
Të tjeraCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Shi, shtrëngata dhe stuhi/ Bashkia e Himarës paralajmëron pushuesit

Sipas parashikimit, moti ditën e premte pritet të jetë i p...

Sipas parashikimit, moti ditën e premte pritet të jetë i paqëndrueshëm, me shi, shtrëngata dhe stuhi lokale.

Bashkia e Himarës u ka bërë thirrje pushuesve dhe qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kësaj kohe. “Bazuar në parashikimet më të fundit meteorologjike, gjatë fundjavës, dhe veçanërisht ditën e premte, territori i Bashkisë Himarë pritet të përfshihet nga mot i paqëndrueshëm, me reshje shiu, shtrëngata dhe stuhi lokale, të cilat në intervale të shkurtra mund të jenë me intensitet të lartë.

Bashkia Himarë u bën thirrje qytetarëve, bizneseve dhe pushuesve të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin lëvizjet e panevojshme në këto kushte atmosferike, të mos qëndrojnë pranë përrenjve, zonave me rrezik përmbytjeje apo pemëve të larta, si dhe të respektojnë udhëzimet e strukturave përgjegjëse.

Strukturat e Mbrojtjes Civile të Bashkisë Himarë do të jenë në gatishmëri për monitorimin e situatës dhe do të informojnë publikun për çdo zhvillim të mëtejshëm”, paralajmëron Bashkia e Himarës./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.