Lajme Zone
Protestat para Kuvendit/ Rama: Kanë mbetur puplat e zeza, zemra ka shtegtuar me flamingot
PolitikëCNA

Protestat para Kuvendit/ Rama: Kanë mbetur puplat e zeza, zemra ka shtegtuar me flamingot

Kryeministri Edi Rama ka folur për protestat para Kuvendit...

Kryeministri Edi Rama ka folur për protestat para Kuvendit. Rama u shpreh se hendeku që coi në protesta ishte qeveria ndërsa zemra e vërtetë e protestës ishin njerëzit e zakonshëm. “Zelli i kundërshtarëve të gjithandejshëm për të luftuar me vjehrrin e madh e ktheu në skenë identifikimi. Me qindra milionë njerëz bulevardin e transformuan në hendek. Shkaku i hendekut ishim ne dhe zemra e protestës ishin njerëzit e zakonshëm, jo fjala e sharlatanëve, dështakeve publikë që gjenden gati me receta për popullin me o burra të rrëzojmë dhe të marrim diçka. Nuk e krijuan ata protestën e rrëmbyen. Tani kruajnë plagën duke u mbledhur si pupla të zeza në bulevard apo kuvend pasi zemra e protestës ka shtegtuar bashkë me flamingot. Janë mishi për top i armiqve dhe dashakeqve të Shqipërisë, në radhë të parë atyre shtetërorë që të gjitha janë të dokumentuara. Çfarë interesi kanë ustallarët malinj për Shqiperinë? Zero. As për qeverinë as për opozitën as për popullin, kanë vetëm kauzën e rrënimit të besimit që shqiptarët mos i besojnë me askujt. Një vend pa besim është i pambrojtur dhe një demokraci pa besim është një shesh që cdokush e bën përshesh”, tha Rama./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.