Lajme Zone
Minutë pas minute/ Gazi dhe sulmet nuk e ndalin revoltën, qytetarët të vendosur për rrëzimin e dyshes Rama-Berisha
PolitikëPamfleti

Minutë pas minute/ Gazi dhe sulmet nuk e ndalin revoltën, qytetarët të vendosur për rrëzimin e dyshes Rama-Berisha

Pas fjalimeve të mbajtura nga aktivistët dhe qytetarët, pjesëmarrësit u nisën në marshim, duke bllokuar përkohësisht disa akse të kryeqytetit dhe duke përsëritur thirrjet kundër klasës politike.

16 ORE ME PARE "Shqipëri e re"/ Mbyllet protesta para Kryeministrisë, nis marshimi qytetar Nis marshimi qytetar Protesta antiqeveritare ka vijuar me një marshim në rrugët e Tiranës, pasi u mbyll tubimi i zhvilluar përpara godinës së Kryeministrisë.

Pas fjalimeve të mbajtura nga aktivistët dhe qytetarët, pjesëmarrësit u nisën në marshim, duke bllokuar përkohësisht disa akse të kryeqytetit dhe duke përsëritur thirrjet kundër klasës politike.

Gjatë marshimit u dëgjuan slogane si "Rama në burg, Berisha në burg", "Edi Rama, jep dorëheqjen", "Shqipëri e re", "Revolucion", si dhe thirrje të tjera kundër qeverisë dhe opozitës.

Protestuesit mbajtën flamuj kombëtarë dhe pankarta me mesazhe kundër korrupsionit, ndërsa marshimi u zhvillua nën praninë e forcave të shumta të policisë, të cilat monitoruan lëvizjen e turmës.

Tubimi i kësaj mbrëmjeje shënoi ditën e 54-t të protestës antiqeveritare. Organizatorët përsëritën kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, lirimin e protestuesve të shoqëruar nga policia dhe shfuqizimin e një sërë ligjesh që, sipas tyre, cenojnë interesin publik.

Marshimi vijon në rrugët e Tiranës, ndërsa protestuesit kanë paralajmëruar se mobilizimi i tyre do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. 16 ORE ME PARE “Protesta shpëtoi Shqipërinë nga zhdukja”, pedagogu Lush Susaj: Dilni të gjithë në shesh! Pedagogu Lush Susaj, ka bërë thirrjet që shqiptarët të dalin masivisht në protestën kundër Ramës. Ai theksoi se kjo protestë i kthye shpresën Shqipërisë, dhe se e shpëtoi Shqipërinë nga zhdukja.

“Kjo protestë është shpëtimi i Shqipërisë. Kjo protestë e shpëtoi Shqipërinë nga zhdukja. Kjo protestë i bëri shqiptarët me reagu. Kjo është protesta e rinisë, i lutem të gjitha forcave politika të dalë nga mitra e përgjakur e partisë së punës, të qëndrojnë larg protestës. Por kush është shqiptar e bij shqiptari ti bashkangjitet protestës.

I bëj thirrje punonjësve të shkollave e universiteteve, çdo punonjës, nuk mund të cënohet. Jetojmë në mes të Europës dhe jo në mes të Afrikës…Dilni në protestë dhe largoni frikën. I bëj thirrje fermerëve të lënë jashtë çdo kujdesi, emigrantëve që vijnë për pushime të vijnë në protestë. 35 % u vjedh qeveria, sepse korrupsioni ia ka vështirësuar jetën”, tha ai. 17 ORE ME PARE “E papranueshme, u dhunuan qytetarë të thjeshtë”, protestuesi: Parlamenti nuk është më legjitim, Rama jep dorëheqjen Këtë të enjte po mbahet protesta e 54-të para kryeministrisë, teksa kërkohet largimi i qeverisë Rama. Një i ri u shpreh se sot para parlamentit u pa një shfaqje e shëmtuar, ku qytetarë të thjeshtë u dhunuar nga policia, pa asnjë lloj të drejtë.

“Sot kam vrenjtur vdekjen e pjesshme të demokracisë. Kam parë dhunë të paprecedentë ndaj protestuesve paqësor. Shqipëria ka nevojë për ndihmë, kam parë kriminelë. Kriminelët kishin kostume e kollare që hipnin në karriget e parlamentit. Pashë policinë që kishte vendosur kordon sigurie sikur të ishim terroristë, por terroristët ishin brenda në parlament.

Krimi është bërë si tumor njësh me shtetin. Koha është që Shqipëria të bëjë një ndërhyrje kirurgjikale. Koha është që krimi mos të jetë më me qeverinë. Kërkesat tona kanë qenë jetike, legjitime. Ky pushtet na ka trajtuar si terroristë por terroristët janë në parlament. Në shesh bërtasim qeveri e krimit. Ne nuk do durojmë këtë dhunë, keni arrestuar gazetarë e fëmijë, keni vrarë njerëz rastësor, jeni të pashpirt dhe të pabesë, jeni zvarranikë. Ky parlament nuk është më legjitim”, tha ai. 17 ORE ME PARE "Lironi protestuesit", aktivistja: Sa më shumë dhunë, aq më shumë njerëz do të dalin në shesh Vijon protesta Protesta antiqeveritare ka vijuar edhe në ditën e saj të 54-t, ndërsa nga sheshi nuk kanë munguar thirrjet për lirimin e protestuesve të shoqëruar nga policia gjatë tubimit të një dite më parë para Kuvendit.

Gjatë fjalës së saj, aktivistja Sidorela Vatnikaj kërkoi lirimin e të gjithë protestuesve që, sipas saj, mbahen ende në komisariate, duke akuzuar qeverinë dhe drejtues të saj për gjuhë kërcënuese ndaj qytetarëve.

"Sot u përballëm me gaz lotsjellës, me sprej me piper. Sot përballë kemi pasur gjuhën kriminale të Taulant Ballës, Ulsi Manjës dhe Edi Ramës, me dorën e zgjedhur të krimit në Parlament. Ne e dimë se dhuna juaj vendos të kërcënojë e të shantazhojë familjarët tanë, por ju themi se nuk ju kemi frikë", u shpreh ajo.

Vatnikaj deklaroi se, sipas saj, policia kishte marrë urdhër për të goditur dhe arrestuar protestuesit, por shtoi se kjo nuk do ta ndalojë lëvizjen qytetare.

"Sot policia dhe shteti duhet ta shohin se sa më shumë dhunë ushtroni, aq më shumë njerëz do të ketë në shesh. Sa më shumë gaz hidhni, aq më shumë solidaritet ka mes nesh. Për këdo që mendon se ka frikësuar aktivistët apo familjarët, i themi se nuk ju kemi frikë", tha ajo.

Aktivistja përmendi edhe rastin e protestuesit Ani Peci, për të cilin tha se mbahet në Komisariatin nr. 1 dhe se rrezikon të qëndrojë i ndaluar për 72 orë.

Në përfundim të fjalës së saj, Vatnikaj i bëri thirrje Policisë së Shtetit të lirojë të gjithë aktivistët që, sipas saj, janë shoqëruar për pjesëmarrjen në protestat paqësore kundër qeverisë. 17 ORE ME PARE "Një shtet që ka frikë nga një vezë s’mund të quhet shtet", mesazhe të forta në ditën e 54 të protestës Pamje nga protesta Protesta antiqeveritare ka vijuar edhe në ditën e saj të 54-t, ndërsa qytetarët janë mbledhur sërish përpara Kryeministrisë, duke përsëritur thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe duke kërkuar lirimin e protestuesve të shoqëruar një ditë më parë.

Gjatë tubimit nuk munguan mesazhet kundër qeverisë, ndërsa një prej protestuesve, i cili tha se kishte kaluar pesë orë në paraburgim pas protestës para Kuvendit, deklaroi se ndërhyrja e policisë nuk do ta ndalojë lëvizjen qytetare.

"Pas 5 orëve në paraburgim, aty ku dhuna policore nuk mund ta ndalojë shpirtin e këtij revolucioni. Nuk ka polici, nuk ka deputet që mund të na ndalojë të protestojmë si qytetarë të thjeshtë. Një shtet që të quan terrorist, me një deputet që e ka emrin Tao Balla, nuk mund të të quajë terrorist kur proteston për 54 ditë në mënyrë paqësore. S’mund të quhesh terrorist kur proteston me vezë. Një shtet që ka frikë nga një vezë s’mund të quhet shtet. Lironi çunat, lironi gocat…”, u shpreh ai.

Protestuesi kundërshtoi etiketimin e qytetarëve si "terroristë", duke theksuar se protesta ka qenë paqësore dhe se pjesëmarrësit nuk do të tërhiqen pavarësisht shoqërimeve dhe procedimeve nga policia.

Protesta e kësaj mbrëmjeje zhvillohet vetëm pak orë pasi tubimi para Kuvendit u shoqërua me përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë. Gjatë asaj proteste u hodhën vezë në drejtim të deputetëve dhe automjeteve të tyre, ndërsa autoritetet shoqëruan dhe arrestuan disa pjesëmarrës.

Lëvizja qytetare, e cila nisi si kundërshtim ndaj projektit të investimit në zonën e Zvërnecit, është shndërruar tashmë në një protestë me kërkesa më të gjera politike, ku organizatorët kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe shfuqizimin e disa ligjeve që, sipas tyre, dëmtojnë interesin publik. Protestuesit kanë paralajmëruar se tubimet do të vijojnë edhe në ditët në vijim. 17 ORE ME PARE “Na quan terroristë”, protestuesit thirrje SPAK-ut: Hetoni Taulant Ballën! Një thirrje për bashkim kundër kësaj klase politike vjen nga një protestues në sheshin para Kryeministrisë. Protestuesi kërkoi që SPAK të hetojë deklaratat e Ballës, duke pretenduar se ato bien ndesh me Kushtetutën dhe standardet demokratike.

Ai i bëri gjithashtu thirrje Gjykatës Kushtetuese të shqyrtojë mandatin e deputetit, duke kërkuar që ai të mbajë përgjegjësi për deklaratat e tij.

“Sa herë pushteti tregon forcë e arrogancë ne vetëm dyfishohemi e trefishohemi në këtë shesh. Për herë të parë në 35 vite, dikush ka bërë një deklaratë të paprecendentë ndaj nesh, taulant balla na ka quajtur terroristë. Ai është një deputet i parlamentit të Shqipërisë, është kryetar i grupit të PS, ka shkelur Kushtetutën e Shqipërisë nenin 30, ka shkelur konventën europiane të të drejtës së njeriut. Është e papranueshme që të quhemi terroristë nga një deputet. Kjo është një arsye edhe më e fortë që të qëndrojmë përballë këtij shteti kriminal.

SPAK duhet ta marrë urgjentisht në hetim, ai ose duhet të vërtetojë se ne jemi terroristë ose duhet të shkojë në burg. Askush asnjë politikan, as kryeministri as Presidenti që është bërë qesharak dhe nuk reagon për asgjë nuk mundet të na etiketojë si terrorist. I bëj thirrjet Gjykatës Kushtetuese të marrë në shqyrtim mandatin e deputetit Taulant Balla për shkelje të rëndë të Kushtetutës. T’i hiqet imuniteti dhe të vendoset para drejtësisë.

Ne nuk jemi terroristë, ne jemi njerëz të lirë. Nuk kemi dashur dhunë, ju jeni të dhunshëm dhe abuzoni me taksat tona. Dorëheqja është një kërkesë themelore që Rama duhet ta plotësojë…Terroristi i vetëm në këtë vend je ti. Taulant Balla i ke bërë llogaritë gabim me këta njerëz, ajo deklaratë që ke bërë nuk do harrohet kurrë nga ne, sepse ne kërkojmë një Kushtetutë të re të votohet nga sovrani…”, tha ai. 17 ORE ME PARE “Jemi më shumë se dje”, aktivisti: Sa herë përpiqen të na ndalojnë ne mobilizohemi Teksa ka nisur protesta e 54 para Kryeministrisë një nga aktivistët është shprehur se ata nuk ndalen para dhunës policore, referuar ndalimeve që janë bërë para Parlamentit.

Ai theksoi se sa herë policia dhe qeveria përpiqen t’i ndalojnë, ata mobilizohen edhe më shumë, duke shtuar se sot në shesh janë mbledhur më shumë se dje.

“Kjo është dita e 54 dje jemi më shumë se dje, nuk ka dhunë policore që na ndal. Sa herë që ky regjim përpiqet të na ndalojë me dhunë shqiptarët mobilizohen më shumë. Policia duhet t’ju shërbejë qytetarëve, lironi çunat dhe vajzat që keni arrestuar padrejtësisht. Sapo më njoftuan se policia ka vendosur që disa nga protestuesit t’i ndlaijë megjithjëse janë kapur në rrugë dhe nuk kanë bërë asgjë të ndaluar.

I bëj thirrje dhe një herë t’i lirojë brenda ditës së sotme. Sot kemi parë shpërfaqjen e arrogancës dhe sesi policia u përgjig me gaz dhe spraj edhe pse e vetmja armë ishte veza, kjo është e papranueshme dhe joproporcionale. Arroganca është ajo që na ka nxjerrë në shesh. Sot teksa shihja policët që ndiqnin protestuesit mu kujtua policia e 1990 ku i ndiqte protestuesit me qentë e kufirit. I them Edi Ramës se do të ketë fundin e regjimit”, tha ai. 18 ORE ME PARE Nga Kuvendi te Kryeministria, protesta nuk ndalet; qytetarët mblidhen sërish kundër kastës politike Protesta e sotme vjen vetëm pak orë pas tubimit para Kuvendit... Protesta antiqeveritare ka hyrë në ditën e saj të 54-të. Qytetarët janë mbledhur fillimisht në Sheshin "Skënderbej", nga ku u nisën drejt godinës së Kryeministrisë, ku do të mbahen fjalime dhe do të artikulohen kërkesat e protestuesve.

Protestuesit kanë brohoritur slogane si: "Edi Rama, jep dorëheqjen", "Shqipëria kërkon revolucion", "Dorëheqje", "Rama ik, Berisha ik", "Shqipëria e shqiptarëve, jo e pushtetarëve", "Edi Rama, o legen, gjithë Shqipëria të urren", "Pa rini nuk ka Shqipëri", dhe "Shqipëria nuk është në shitje".

Protesta e sotme vjen vetëm pak orë pas tubimit para Kuvendit, ku qytetarë të shumtë goditën me vezë deputetët dhe automjetet e tyre. Tubimi i paradites pati përplasje mes policisë dhe protestuesve gjë që më pas solli arrestimin e 23 qytetarëve.

Protesta nisi fillimisht si një reagim kundër projektit të investimit prej 4 miliardë eurosh në zonën e Zvërnecit. Megjithatë, me kalimin e ditëve, lëvizja qytetare ka zgjeruar kauzën e saj, duke adresuar një sërë kërkesash ndaj qeverisë.

Konkretisht, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e qeverisë, shfuqizimin e ligjit për statusin e investitorëve strategjikë, anulimin e "Paketës së Maleve", shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura, si dhe anulimin e ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore.

Tubimi pritet të vijojë me fjalime përpara godinës së Kryeministrisë, ku organizatorët do të përsërisin qëndrimet dhe kërkesat e tyre drejtuar qeverisë. protesta Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen LIVE UPDATES Minutë pas minute/ 50 ditë protestë dhe marshim, qytetarët në këmbë kundër oligarkisë politike 19 Korrik 2026, 20:4620:46LIVE UPDATES Revolta nuk ndalet/ Fjalime, denoncime dhe thirrje për zhbërjen e kastës politike 18 Korrik 2026, 20:4820:48LIVE UPDATES Minutë pas minute/ 48 ditë protestë dhe marshim, Tirana në këmbë kundër oligarkisë politike 17 Korrik 2026, 21:2621:26LIVE UPDATES Minutë pas minute/ Asgjë nuk e ndal revoltën qytetare, kërkohet largimi dhe arrestimi i Ramës 16 Korrik 2026, 20:5220:52LIVE UPDATES Minutë pas minute/ 46 ditë protestë dhe marshim, qytetarët kërkojnë fundin e tranzicionit 36-vjeçar 15 Korrik 2026, 21:3221:32LIVE UPDATES Minutë pas minute/ 45 ditë revoltë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës: Nuk ka kthim pas! 14 Korrik 2026, 21:0021:00LIVE UPDATES