Lajme Zone
Rama në "radar" ministren e Shëndetësisë
PolitikëCNA

Rama në "radar" ministren e Shëndetësisë

Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së grupit të PS dhe ...

Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së grupit të PS dhe qeverisë ka pushkatuar ministrat.

Një prej tyre që nuk i shpëtoi syrit kritik të kryeministrit ishte dhe ministrja e Shëndetësisë Evis Sala.

Sipas Ramës faktet dhe investimet kanë si kundërshtim përvojën reale të qytetarëve. “Kur faktet përplasen me përvojën e gjyshes s’mund t’i kërkojmë asaj të ndryshojë përvojat. Duhet të ndryshojmë ne që zëri i saj të dëgjohet, që ajo të shohë se shteti nuk mbaron te mjeku neglizhent. Të gjitha ndryshimet që kemi bërë për Shëndetësinë do ngelen aty por ne nuk do të jemi këtu nëse mendojmë se investimet do të ndryshojnë mendimin për ne pa ndryshuar përvojën me shtetit. Abuzimet që zhduken e bëjnë më të padurueshëm peshën e abuzimeve që mbeten. Kur fryma e përparimit bëhet e qëndrueshme nga pritshmëritë e qytearëve nuk ulen por rriten. Asnjë sukses nuk ul kërkesën por e rrit.

Ne e nxorëm Shqipërinë nga epoka e mungesës, përballemi me një popull që se mat mungesën por rrit pritshmëritë. Një popull që na kërkon llogari më shumë se sa do donim ne. Një popull që bezdiset të tregojmë çfarë kemi bërë për të arritur deri këtu.

Populli ka të drejtë. Kush përpiqet të zvogëlojë përmasën e kësaj të drejte që na e tregoi bulevardi i flamingove do zvogëlohet deri në irrelevance”, tha Rama. Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.