Lajme Zone
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Korçë/ Riaktivizohet zjarri mes Lekasit dhe Voskopojës, përfshihet edhe pylli me pisha, 116 forca dhe 18 mjete të angazhuar në terren


Vatra ndodhet në zonën mes fshatit Lekas dhe Voskopojë, ndërsa gjatë gjithë ditës kanë vijuar ndërhyrjet për izolimin dhe shuarjen e saj.

Zjarri është riaktivizuar në Njësinë Administrative Voskopojë, ku flakët kanë përfshirë edhe një sipërfaqe të zonës pyjore me pisha. Vatra ndodhet në zonën mes fshatit Lekas dhe Voskopojë, ndërsa gjatë gjithë ditës kanë vijuar ndërhyrjet për izolimin dhe shuarjen e saj. Sipas Emergjencave Civile të Bashkisë Korçë, në operacion janë angazhuar gjithsej 116 forca dhe 18 mjete. Në terren po punojnë punonjës të Njësive Administrative Bulgarec, Drenovë, Mollaj, Voskopojë dhe Lekas, të Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike, Shërbimit Pyjor, Prefekturës së Qarkut Korçë, Bashkisë Korçë dhe Qendrës së Monitorimit të Qarkut. Operacionit i janë bashkuar edhe Bashkia Devoll dhe Bashkia Pustec me mjete pick-up për transportin e forcave. LEXO edhe...Maratona në Pogradec, Policia njofton bllokime të përkohshme të rrugëve më 25 korrik Nga krahu i Voskopojës, përhapja e flakëve është bllokuar, duke shmangur avancimin e zjarrit drejt zonës së Peltekut. Megjithatë, operacioni nuk ka përfunduar. Forcat në terren vijojnë punën për neutralizimin e plotë të vatrave aktive U.D/E.H/ReportTv.al Korce voskopoje zjarret 2026 Komento Komente Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 64.1% I gabuar 27.9% Nuk e di 7.9% Vota total: 5955 Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?