Lajme Zone
Shehi: 30 vite zullume, asnjë nga shefat e politikës nuk është dënuar
PolitikëCNA

Shehi: 30 vite zullume, asnjë nga shefat e politikës nuk është dënuar

Politikani Dashamir Shehi ndau sot një qëndrim kritik për ...

Politikani Dashamir Shehi ndau sot një qëndrim kritik për politikën shqiptare të pas tranzicionit.

Në një dalje televizive, Shehi u shpreh se në 30 vite të këqijash dhe padrejtësish politike, asnjë nga drejtuesit e lartë nuk ka marrë dënim.

Sipas Shehit, realiteti i dënimeve është i vogël, pasi ndër vite janë marrë vetëm masa të lehta ndëshkimore. “Ndonjë represion të madh për këta të politikës unë nuk shoh fare. Zhurma është e madhe. Realiteti i dënimeve është i vogël. Më thuaj ti, ministri i Brendshëm u arrestua me zhurmë të madhe, një vit burg. Ky tjetri ka dalë tani, nuk është çudi të dalë ndonjë tjetër. Ndonjë nga këto shefat e politikës keni parë që të dënohen në këto zullume në 30 vjet?!”, tha Shehi./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.