Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, prezantoi këtë të hënë paketën e re të sanksioneve kundër Iranit, të quajtur “Operation Economic Outcast”, duke deklaruar se objektivi i SHBA-së është të ndërpresë çdo burim ekonomik që mbështet regjimin në Teheran. “Nuk ka askënd mbi sanksionet dytësore amerikane”, tha Bessent gjatë konferencës për shtyp, duke theksuar se edhe Kina mund të përballet me masa ndëshkuese nëse vijon bashkëpunimin ekonomik me Iranin. Sipas tij, pas njoftimit të sotëm do të pasojë një valë e re sanksionesh, ndërsa SHBA do t'u ndërpresë aksesin në sistemin e dollarit personave dhe subjekteve që, sipas Uashingtonit, pastrojnë para për Iranin. LEXO EDHE:‘Na kanë vjedhur për vite me radhë’- Trump sulmon Kanadanë dhe paralajmëron tarifa doganore 50% për automjetet dhe çelikun: Nisin nga 1 janari! Bessent njoftoi gjithashtu se deri në fund të kësaj jave pritet të shpallet një tjetër masë e rëndësishme ndaj një institucioni financiar, i cili do të përfshihet në listën e sanksioneve. Departamenti amerikan i Thesarit bëri të ditur se do të vendosë sanksione ndaj më shumë se 60 subjekteve, individëve dhe anijeve në mbarë botën, të cilat, sipas SHBA-së, ndihmojnë Iranin të sigurojë teknologji bërthamore dhe raketore. Paketa e re përfshin gjithashtu masa shtesë ndaj sektorëve të aseteve digjitale, teknologjisë, arit, aviacionit dhe transportit detar. Bessent u bëri thirrje edhe vendeve që vijojnë të bashkëpunojnë me Teheranin të tërhiqen nga këto marrëdhënie, duke bërë të ditur se presidenti amerikan po kontakton liderë botërorë për t'u kërkuar ndërprerjen e bashkëpunimit me Iranin. Më herët gjatë ditës, në një artikull për Financial Times, Bessent kishte paralajmëruar atë që e quajti “ofensiva më e madhe financiare ndonjëherë” kundër Iranit, duke deklaruar se SHBA synon të ndërpresë çdo lidhje ekonomike me Teheranin dhe të izolojë edhe vendet që bashkëpunojnë financiarisht me regjimin iranian. Nga ana tjetër, Irani hodhi poshtë deklaratat e Bessent dhe, sipas Reuters, paralajmëroi se do të ndalojë të gjitha eksportet e naftës nga rajoni nëse lufta vazhdon. Teherani ka kërkuar gjithashtu që anijet të mos kalojnë në Ngushticën e Hormuzit pa lejen e tij, duke rritur tensionet në një nga korridoret më të rëndësishme të tregtisë globale të energjisë. U.D/Shqiptarja.com TAG: scott bessent SHBA lufta në Iran Sanksione Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
23 Gusht, 08:55
Si po menaxhohet situata me zjarret? Mirë 59.9% Keq 31.5% Nuk e di 8.6% Vota total: 1602 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 23 Gusht, 08:55 Si po menaxhohet situata me zjarret?

